Pas një operacioni që ka zgjatur mbi 5 orë, Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur gjatë sulmit me armë në banesën e saj në Vidhisht të Roskovecit, është në kujdesin intensiv të mjekëve Sipas informacioneve, 55 vjeçarja ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e barkut dhe po merr kujdes intensiv. Gjendja e saj mbetet e rëndë.

Plaka mbeti e plagosur mëngjesin e së premtes në banesën e saj në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun. Pas ngjarjes, ai dyshohet se mori me forcë ish-të dashurën, Rozalinda Plakun, të cilën e liroi disa orë më vonë, ndërsa forcat RENEA e rrethuan dhe nisën negociatat për dorëzimin e tij. 24-vjeçarja, e cila u mbajt peng ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor.


Lajmi kryesor:

Roskovec/ Vdes ish-vjehrra e Refit Buzit! 35-vjeçari vrau ish-vjehrrin, mori peng ish-bashkëshorten dhe më pas u vetëvra pas 7 orësh negociata me forcat e RENEA-s (Foto+Video)