Gruaja e viktimës Artur Gjiza:
E gjeta burrin të mbytur në gjak

Gruaja e viktimës Artur Gjiza:<br />E gjeta burrin të mbytur në gjak
TIRANE - Në familjen Gjiza, në Paskuqan të Tiranës ka pllakosur zia. Ata kanë hapur dyert e mortit për ti dhënë lamtumirën e fundit kryefamiljarit të tyre Artur Gjiza, 47 vjeç, i cili humbi jetën mbrëmjen e së premtes, ku u masakrua me thikë dhe sopatë nga çifti Besim dhe Ylle Ndreu, respektivisht 35 dhe 30 vjeç.

Gruaja dhe motra e Arturit kanë mbetur pa fjalë nga ngjarja e rëndë që u ka rënë mbi kokë. Ata na tregojnë se Arturi dhe Besmiri ishin shokë dhe se vrasësi, kishte marrë përsipër të merrte me vetë në Greqi dhe të kujdesej për djalin e madh 17-vjeçar të Arturit, duke i kërkuar atij 200 euro dhe 100 mijë lekë. Por, në Greqi djalin e ka lënë në rrugë, duke i marrë edhe paratë që ai kishte me vete. Pikërisht këtu ka nisur gjithçka.

Bashkëshortja e Arturit, Adelina, ka veshur rrobat e zisë dhe i duket si ëndërr që i duhet t’i japë lamtumirën e fundit, babait të tre fëmijëve të saj. Mes hidhërimit që i ka pushtuar jetën ajo na rrëfen momentin fatal, kur e ka gjetur bashkëshortin të mbuluar me gjak. “Unë isha në dyqan, sepse kemi një dyqan me qira, ku shesim këpucë të vjetra për të ushqyer fëmijët. Më pas më lajmëruan njerëzit dhe dola me vrap nga dyqani me zemër të ngrirë. Shkova në vendin e ngjarjes dhe pashë të shtrirë përtokë burrin tim.

E ngrita në krahë duke e thërritur ndërkohë që ai kullonte gjak, por ishte e kotë sepse kishte vdekur. Ndërsa vrasësit e tij burrë e grua ishin larguar nga aty. Më kishin plagosur dhe djalin e madh me thikë në krahë. Nuk do ja fal kurrë këtë krim të dyve. Ata burrë e grua, janë vrasës. Më vranë burrin pa pikë mëshire, në sy të dy fëmijëve” thotë Adelina, nëna e tre fëmijëve. Ndërsa Bardha, motra e madhe e të ndjerit, siç e do zakoni, qëndron në krye të mortit.

Me lot në sy, nga kjo tragjedi që u ka ndodhur, ajo thotë se nuk do ti falin vrasësit. Bardha kërkon që drejtësia të vihet në vend për të dy bashkëshortët, dhe jo vetëm për burrin e çiftit vrasës, në të kundërt ata do të jenë të detyruar që të marrin hakun e jetës së të vëllait. Ajo me lot në sy na tregon se konflikti ka nisur mes dy shokëve, vëllait të saj Arturit dhe shokut të tij Besimit, kur ky i fundit i premton Arturit se do ti marrë djalin e tij 17-vjeçar në Greqi me qëllim që ta mbante, të kujdesej për të dhe ti gjente punë atje.

“Pas këtij premtimi që Besimi i bëri vëllait tim për djalin dhe mori përsipër ta merrte djalin në Greqi i kërkoi vëllait 200 euro dhe 100 mijë lekë me synimin se këto lekë i duheshin për djalin. Me mirëbesim vëllai im e nisi djalin për në Greqi, duke i dhënë edhe disa para të tjera me vete. Por, në momentin që djali ka arritur në shtetin Grek, Besimi e ka braktisur atje, duke e lënë në mes të rrugës.

Përveç kësaj ai i ka marrë edhe lekët e tjera që djali kishte me vete dhe që nga ai moment ka fikur telefonin” tregon Bardha, motra e të ndjerit. Ajo thotë se Besim Ndreu, gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në Greqi dhe u kthye nga Greqia ditën e premte, kur në bashkëpunim me gruan e tij, vrau pa pikë mëshire vëllain e saj Arturin në sy të dy fëmijëve të tij dhe i plagosi djalin 17-vjeç me thikë në krahë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!