Bashkëshortja e Arturit, Adelina, ka veshur rrobat e zisë dhe i duket si ëndërr që i duhet t’i japë lamtumirën e fundit, babait të tre fëmijëve të saj. Mes hidhërimit që i ka pushtuar jetën ajo na rrëfen momentin fatal, kur e ka gjetur bashkëshortin të mbuluar me gjak.

“Unë isha në dyqan, sepse kemi një dyqan me qira, ku shesim këpucë të vjetra për të ushqyer fëmijët. Më pas më lajmëruan njerëzit dhe dola me vrap nga dyqani me zemër të ngrirë. Shkova në vendin e ngjarjes dhe pashë të shtrirë përtokë burrin tim.

E ngrita në krahë duke e thërritur ndërkohë që ai kullonte gjak, por ishte e kotë sepse kishte vdekur. Ndërsa vrasësit e tij burrë e grua ishin larguar nga aty. Më kishin plagosur dhe djalin e madh me thikë në krahë. Nuk do ja fal kurrë këtë krim të dyve. Ata burrë e grua, janë vrasës. Më vranë burrin pa pikë mëshire, në sy të dy fëmijëve” thotë Adelina, nëna e tre fëmijëve.