Gruaja e Zylës, ishte ortake
e tregtarit të armatimeve
Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri.
TIRANE- Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Zyla zotëron aksione në “Dardi Security” shpk dhe "Wind Sun Water Initiative", ku për këtë të fundit ka shitur aksionet tek shtetasi Lorenc Goca, veprim i cili është bërë në muajin shtator 2012. Ndërsa për kompaninë “Dardi Security”, Liljana Zyla ka pezulluar aktivitetin. Këto veprime janë kryer vetëm një muaj pasi gazeta “Shqiptarja.com” zbuloi skandalin.
Bashkëshortja e ish- kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, gjatë vitit 2008-2012 është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin "Për konfliktin e Interesit". Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë “Wind Sun Water Initiative" (WSWI) së bashku me shtetasit Lorenc Goca dhe Andrzej Izdebeski (shtetas polak), të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t, kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit.
Deri këtu, me dokumente ndoshta nuk ka asgjë, por vendndodhja e zyrave të kompanisë energjetike dhe kompanisë së armëve në të njëjtin vend, nuk është një koicidencë e rastësishme. Kompania "WSWI", ku ka qenë bashkëaksionare dhe shtetasja Liljana Zyla është krijuar më datën 28 janar të vitit 2011. Ajo ka si objekt të aktivitetit të saj operimin në sektorin energjitik.
Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës, Goca dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të rregjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM, të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Të dyja këto kompani rezultojnë të licensuara në Ministrinë e Mbrojtjes, ato kanë marrë lejen për të eksportuar armatime.
Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Thirrjet për kursimin e energjisë elektrike, mendoni se zbusin pasojat e krizës energjetike?
-
Po
60%
-
Jo
31.1%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 45
Lajme të tjera
-
Treni rrethohet nga zjarret në Spanjë, lëndohen 10 pasagjerë! Vendi prej ditësh në flakë
17 Gusht, 22:01
-
Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Kabul, raportohet për viktima
17 Gusht, 21:46
-
Mediat ruse: Rusia e pakënaqur që Serbia e quan veten mike të rusëve, por mban marrëdhënie të mira me Perëndimin
17 Gusht, 21:44
-
Një ditë para takimit me Vuçiçin, Kurti zhvillon takim 'përgatitor' me Lajçakun dhe Escobarin
17 Gusht, 21:32
-
Grabitja e argjendarisë në Lezhë, policia identifikon autorin 17-vjeçar e i vihet në kërkim
17 Gusht, 21:26
-
'Djali i ditëlindjes', Rita Ora dedikim të ëmbël për bashkëshortin e saj
17 Gusht, 21:07
-
Grabitet dyqani i argjendarisë në Lezhë, hajduti me motor merr disa sende me vlerë! Policia në kërkim të autorit 17-vjeçar
17 Gusht, 21:00
-
Çmimet e larta mbushin arkën e buxhetit të shtetit! ‘Financat’: Të ardhurat në 7-muaj janë rritur me 44.9 mld lekë
17 Gusht, 20:52
-
‘Shqipëria turistike’/ Llixhat e Dimalit, atraksion i ri për turizëm shëndetësor! Mjeku: Ujërat të pasur me squfur, kanë veti kurative
17 Gusht, 20:44
-
Tentoi të fuste kanabis në enë plastike keçapi dhe majoneze në burgun e Rrogozhinës, polica arreston 65-vjeçarin
17 Gusht, 20:43
-
Plehrat në Shkodër, Drejtuesja e PS-së në qytet akuzon Bashkinë: Jemi në rrezik epidemie
17 Gusht, 20:29
-
I besuari i Ilir Metës në aferën CEZ-DIA Kastriot Ismailaj drejt lirimit nga burgu! A do rrëfehet në SPAK, pse e ka humbur qetësinë kreu i Partisë së Lirisë?!
17 Gusht, 20:22