Një studente 18 vjecare nga India u njoh sot gruaja më e vogël në botë, duke marrë dhe rekordin Gines. Ajo është Jyoti Amge 18 vjeçe. Në momentin e dhënies së certifikatës së rekordit Gines, në Nagpur të Indisë, 18 vjecarja shoqërohej nga e ëma. Amge u deklarua zyrtarisht fituese e çmimit Gines si gruaja më e shkurtër në botë sot më 16 dhjetor. Ajo është e gjatë vetëm 62.8 cm, më e shkurtër se gjatësia e një fëmije 2 vjec. Amge i merr titullin amerikanes Bridgette Jordan, e gjatë 69.5 cm e cila kishte fituar titullin e Ginesit vitin e kaluar. Ajo thotë se shpresonte të diplomohej të vazhdonte karrierën në Bollivud.
/Shqiptarja.com









