Nën urdhrin që ajo nuk duhet të kapërcejë pragun e asnjë qendre tregtare si dhe nuk duhet të hyjë në asnjë dyqan që tregton veshje, një grua në Tiranë e moshës 44 vjeç u shpall fajtore nga gjykata e kryeqytetit me detyrimin që mos t’i afrohet asnjë biznesi të tillë.
Mbasi dëgjoi rrëfimin e të akuzuarës që këmbënguli se nuk mbante mend të kishte vjedhur veshje mbasi kur ishte e shqetësuar qendrat tregtare i përdorte si antistres, Gjyqtari Gerd Hoxha e dënoi gruan me emrin Enela me kushtin që për 16 muaj të qëndrojë nën shërbim prove.
Ky verdikt nuk është apeluar nga 44 vjeçarja nga Tirana , e cila e ka pranuar detyrimin e gjykatës që tu qendrojë larg dyqaneve , ndërkohë që burimet tregojnë se nëna e dy fëmijëve çdo ditë kontrollohet përmes telefonit ose befasisht nga shërbimi i provës, i ngarkuar për të egzekutuar dënimin e rrallë. Gruaja u konstatua në dalje të një qendre tregtare mbas rënies së alarmit, kurse kontrolli fizik zbuloi se ajo kishte vjedhur veshje që nuk i kishte paguar.
Por gjatë gjykimit , Enela jo vetëm u shfaq e penduar, por gjithashtu kujtoi se rriti dhe edukoi krejt e vetme dy fëmijë që sipas saj nuk i kanë hapur probleme me ligjin.
“Nuk e mbaj mend si e kreva këtë veprim” thotë Enela , “por hyj në qendra tregtare sa herë jam e shqetësuar”.
Pavarësisht këtij qendrimi gjatë kontrollit policor që mbërriti menjëherë sapo e njoftuan shitësit, asaj iu gjetën një palë pinca që i përdorte për të larguar sinjalin në rroba./TCH
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
9 Janar, 17:14
-
Transferta në Shkodër, Gugash Magani: Tirana s'ka rrugë tjetër veç fitores, 2025 do jetë ndryshe
9 Janar, 15:55
Normalisht,nje rast te tille mund t'a klasifikonim si rast kleptomanie,por ato pincat qe iu gjeten per neutralizimin e sinjalit te alarmit nga veshjet,prishin pune,sepse tregojne qe akti nuk ishte rastesor,por i miremenduar,s.d.q.,kesaj rradhe ia hodhi.
Përgjigju