Një sulm kamikaz ka ndodhur në një treg në qytetin Kerbalanë në Irak, ku ngelën të vrarë 30 persona dhe 35 të tjerë u plagosën.
Sulmuesi ishte një grua ku sipas oficerëve të sigurisë, ajo e kishte fshehur bombën poshtë veshjes tradicionale të femrave në Irak.

Sulmi është marrë përsipër nga Shteti Islamik, ISIS, nëpërmjet një njoftimi në agjensinë e tyre të lajmeve të quajtur Amaq.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, sulmi vjen pasi Shteti Islamik është duke humbur qytetin e Mosul, kryeqytetin e shpallur të grupit mysliman suni në Irak.

Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com