TIRANE- Lirohet nga qelia ish-shefi i hetimit të krimeve në Komisariatin Nr1 Fatos Goxhaj. Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e avokatëve mbrojtës të cilët kërkuan lirimin e të arrestuarit Goxhaj, për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Ish-shefi i hetimeve të krimeve u ndalua pak ditë më parë për akuzën e korrupsionit pasi akuzohet se i mori një qytetari shumën prej 3500 euro në këmbim të mbylljes së një dosje për akuzën e armë mbajtjes pa leje.

Sipas avokatëve mbrojtjës, gruja e të ndaluarit është shtatzanë dhe se pritet që në ditët në vazhdim të lindë. "Nisur nga ligjet në fuqi është e nevojshme që bashkëshorti i saj të qëndrojë afër gruas në rastet kur asaj i përkeqësohet shëndeti dhe rrezikohet jeta e foshnjës, për shkak se sipas disa raporteve mjekësore gruaja ka rrezik dështimi"-tha avokati mbrojtës. Pas kësaj kërkesë fjalën e ka marrë përfaqësuesi i prokurorisë së Tiranës, i cili i ka pohuar gjykatës që të zbusë masën e sigurisë për të arrestuarin Fatos Goxhaj dhe caktimin e një mase më të butë. Nisur nga këto kushte gjykata ka vendosur masën e detyrimit për paraqitje, duke liruar nga qelia ish-shefin e hetimeve të krimeve, i cili u ndalua për akuzën e korrupsionit pasi i morri një qytetari shumën prej 3500 euro në këmbim të mbylljes së një dosje për akuzën e armë mbajtjes pa leje.
(sg/eq/shqiptarja.com)