Gruaja tentoi të hidhej nga
pallati, dalin të tjerë pronarë

Gruaja tentoi të hidhej nga<br />pallati, dalin të tjerë pronarë
TIRANË-Familja Ahmetaj ka protestuar përsëri ditën e stome për një konflikt për një pronë që ata thonë se kanë me një ndërtues.
 
Bëhet fjalë për 3 pallate në zonën e Unazës së Re që sipas familjes Ahmetaj janë ndërtuar në pronën e tyre, por sot firma ndërtuese refuzon tu jap atyre pjesën e apartamenteve që u takon, pavarësisht se kanë një kontratë.
 
Enkelejda Ahmetaj e cila ditën e djeshme tentoi të hidhet nga pallati 9-katësh u shpreh sot se do të tentojë përsëri të vetëflijohet.
 
‘’Dje kam bërë atë që ju e dini, kam hipur në majë të pallatit. Do ta bëj sërish. Nuk e dua më jetën. Këtë do ta djeg dhe veten time do ta djeg me benzinë. Kam dy fëmijët e sëmurë. Nuk kam besim tek asnjë institucion. Noterja ma ka shitur, ça shteti kemi ne,  si shet ajo pronën time pa marrë unë pjesën që më takon”,
shprehet ajo.
 
Familja Ahmetaj ka shkuar përsëri në zonën ku po ndërtohen pallatet, por ata nuk janë lejuar nga Policia, pasi kërkon të shkonin në tarracën e pallatit. Ata thonë se duhet të merrnin 37% të apartamenteve dhe dyqaneve, por deri më tani nuk kanë marrë asgjë.

Ndërkohë konflikti për këtë pronë në Unazën e Re duket se daton prej vitesh. Një tjetër familje pretendon se pronarët e ligjshëm janë ata. Sipas familjes Sorra ata kanë jetuar aty prej vitit 1994-të dhe prona është në emër të tyre.
 
Këtu ka një problem shumë të madh. Ne kemi bërë shumë kërkesa në prokurori, por nuk e di çfarë bën. Duhet të vijnë të na marrin të gjithëve dhe të na hetojnë”, shprehet Fiqiri Sorra.
 
Policia ka marrë në pyetje të dyja familjet, por edhe ndërtuesin por ende Prokuroria sipas të dyja palëve nuk ka nisur hetimet.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS