VLORE-Një grua u shpëtua për mrekulli në qytetin bregdetar, pasi aksidentalisht rrezikoi që të binte nga ballkoni i katit të shtatë të apartamentit që banon. Por burri ndërhyri me shpejtësi duke e kapur prej duarve. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili siguroi pamjet e momentit.
Pas disa minutash burri arriti që të tërhiqte bashkëshorten duke e shpëtuar, ndërsa ngjarja me ulërimat ka shkaktuar panik te qytetarët e Vlorës.
Në video dëgjohen disa qytetarë që kërkojnë që të lajmërohet zjarrfikësja, ndërsa të tjerë të habitur thonë 'gjynah, po ç'pati? Ngrije shpejt...e shpëtoi shyqyr'.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në bulevard në Skelë, ndërsa nuk në polici nuk ka pasur asnjë denoncim.
Binte nje kat me posht te ballkoni qe ishte me I hapur
Përgjigjupse se lente binte o trap
Përgjigju