Grueveski dërgon urimet
për ditën e alfabetit shqip

Grueveski dërgon urimet<br />për ditën e alfabetit shqip
Me rastin e festës së 22 Nëntorit, ditës së alfabetit të gjuhës shqipe, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski dërgoi urime për pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar.

“Gjuha gjithmonë ka qenë mjeti kryesor për komunikim, mes njerëzve, kultivues i traditës dhe mbrojtës i identitetit. Alfabeti nga ana e tij është pjesë e pandashme nga gjuha, e cila siguron rrëfim të tij grafik dhe publikim të tij në opinion. Pikërisht, për këtë, vetë akti i krijimit të alfabetit është akt, i cili ka rëndësi të madhe civilizuese për çdo popull, për çdo kulturë dhe veçori identiteti në ditët e sotme”, thuhet në urimin e Gruevski-t. “E drejta jonë, nderi dhe detyrimi, është që llojllojshmërinë e këtillë ta resektojmë, kultivojmë dhe festojmë”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së