Gruevsi:Vrasja nuk mund
të kriminalizojë një popull

Gruevsi:Vrasja nuk mund <br />të kriminalizojë një popull
SHKUP-"Nuk mund të kriminalizosh një popull apo etni lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Shkup". Apeli vjen nga kryeministri maqedonas Nikolla Gruevksi gjate një takimi me simpatizantë të partisë së tij ne komunën Aerodrom. “Në rast se vrasësit janë maqedonas nuk mund të jenë fajtorë të gjithë maqedonasit, në rast se janë shqiptarë nuk do të thotë se janë fajtorë të gjithë shqiptarët. Duhet të përgjigjet ai që ka kryer krimin,për shkak se akte të tilla ndodhin në shumë shtete” është shprehur Gruevski.
Sipas kryeministrit maqedonas shumë individë dhe politikanë po përpiqen të spekullojnë me tragjedinë duke nxitur trazira mes qytetarëve dhe tensione ndëretnike. Gruevski tha se beson që autorët e kësaj tragjedie do përgjigjen para ligjit për krimin e kryer.Lidhur me cështjen e emrit Gruevski është shprehur se Maqedonia do kërkojë anëtarësim në NATO para dhe pas Samiti të Cikagos, por sipas tij fjalën e fundit do ta thonë qytetarët përmes referendumit.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje