Gruevski fiton zgjedhjet në
Maqedoni, humbasin shqiptarët

Gruevski fiton zgjedhjet në<br />Maqedoni, humbasin shqiptarët
SHKUP-Sipas rezultatave paraprake VMROP-DPMNE rikonfirmohet si partia fituese në zgjedhjet që u zhvilluan dje në Maqedoni në një klimë politike të tensionuar.
 
Ndërsa kanë mbetur vetëm 6 % e votave për t'u numëruar rezulton se partitë shqiptare do të kenë më pak deputetë në Kuvend në krahasim me zgjedhjet e kaluara, duke ndarë mes tyre 20 mandate.

Nga partitë shqiptare BDI e Ali Ahmetit mori me 10 mandate, BDI, 5 “Lëvizja Besa”, 3 Aleanca për Shqiptarët, 2 PDSH.

Pas humbjes së mandateve të shqiptarëve Ali Ahmeti u shpreh: "Nuk i gëzohem fitores së BDI-së, sepse shqiptarët humbën", ndërsa lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi deklaroi: "Për humbjen e PDSH-së, mbaj unë përgjegjësi."

VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate deputetësh, 2 më shumë se LSDM e Zoran Zaev. Nga 120 mandate deputetësh që dalin nga këto zgjedhje, dy partitë kryesore maqedonase kanë fituar 100 deputetë.

Pak para mesnate dolen rezultatet e para ku tek partite shqiptare suprizoi Levizja Besa qe garoi fort me BDI-ne e Ali Ahmetit e PDSH-ne e Menduh Thacit.

Tek partitë maqedonase, i pari që ka shpallur fitoren ka qenë kreu i LSDM, Zoran Zaev, i cili ka shtuar edhe se ka marrë votat e shqiptarëve. Por me pas ishte Gruevski qe theksoi se ai ishte fituesi.

Njëmbëdhjetë parti politike dhe koalicione garuan dje për të zënë vend në parlamentin me 123 deputetë. Pravaresisht fituesve, qeveria e re serish do te percaktohet nga shqiptaret.

Në bazë të njoftimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në ora 17:00, mbi 60.39 % e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje. Krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të prillit të 2014 pjesëmarrja e votuesve është për 7 % më e lartë.

Numri më i vogël i votuesve të regjistruar u shënua në njësinë e gjashtë zgjedhore (Tetovë dhe Gostivar) me 48.82 për qind, ndërkohë që në Shkup kanë votuar mbi 66 për qind e votuesve.

Ora 07:150-VMROP-DPMNE rikonfirmohet si partia fituese
VMRO-DMPNE e Nikola Gruevskit ka dalë parti e parë në këto zgjedhje, duke fituar 51 mandate deputetësh, 2 më shumë se LSDM e Zoran Zaev. Nga 120 mandate deputetësh që dalin nga këto zgjedhje, dy partitë kryesore maqedonase kanë fituar 100 deputetë, ndërsa 20 mandatet e tjera janë ndarë mes 4 partive shqiptare.

Ora 01:35-1 milion votat e numëruara: BDI-ja e para me mandate, BESA e dyta
Ndërsa sipas të dhënave jo zyrtare, votat e kthyera në mandate, tek partitë politike shqiptare plus minus 1, është si vijon:

BDI – 11

BESA – 6

PDSH – 2

Aleanca – 3

Ora 01:30-Në 1 milion vota të numëruara ky është rezultati zyrtar
Në mbi 1 milion vota të numëruara dhe 88,76 për qind të votave në nivel republikan, KSHZ-ja ka publikuar edhe të dhënat e fundit zyrtare.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, koalicioni në krye me VMRO-DPMNE 388.761 vota, LSDM 368.144, BDI 75.122,  Levizja BESA 49.225, Aleanca për Shqiptarët 30.501, dhe PDSH-ja 26.975.
rezultati maqedoni
Ora 01: 20
-Zaev: Kam fituar 1 mandat më shumë se VMRO-DPMNE

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, para pak minutash iu është drejtuar simpatizuesve të tij përpara Qeverisë së Maqedonisë, ku ishin mbledhur për të festuar për rezultatet e arritura nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zaev tha se partia e tij ka fituar sepse, sipas tij, ka fituar 52 mandate, konkretisht 1 mandat më shumë se VMRO-DPMNE.

“Regjimi u rrëzua”, tha Zaev.

Megjithatë, rezultatet ende nuk janë përfundimtare. Edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE, po festojnë.

Ora 00:40-Gruevski: Sot fitoi VMRO-ja
Lideri i VMRO-së, Gruevski u shpreh i kenaqur nga rezultati i saj në këto zgjedhje. Ai tha se sot ka fituar VMRO-ja bashkë me koalicionin. Ai flet tani si kryeministër i ardhshëm duke falenderuar të gjithë votuesit e VMRO-së, por edhe ata që nuk e kanë votuar.

Ora 00:35-Besa: Në këto zgjedhje fituan shqiptarët dhe humbi BDI
Lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami në paraqitjen e tij për media tha se, nga sot shqiptarët mund të frymojnë lirishtë. Falënderoj shqiptarët që edhe përkundër presionit nga BDI ata arritën që të japin votën për një opsion të shqiptarëve të Maqedonisë.

“Sipas rezutateve që i kemi deri tani kemi fitore në njësinë zgjedhore 1 dhe 2. Gjithashtu në njësinë zgjedhore numër 6 jemi me rezultate shumë të mira. Si rezultat i rinisë sonë shqiptare të mrekullueshme të BESA sot shënuam një fitore të rëndësishme”, deklaroi Kasami.

“Nga nesër për shqiptarët e Maqedonisë vjen një jetë dhe frymë e re. Prej nesër shqiptarët e Maqedonisë do të jetë të përfaqësuar dhe krenar me përfaqësimin tonë në institucione. Në këto zgjedhje fituan shqiptarët dhe humbi BDI”,  u shpreh ai.

Ora 00: 30-Thaci: Mandatet e PDSH-së ja bashkoj Lëvizjes BESA
Lideri I PDSH-së Menduh Thaci pranoi se partia që e drejton ai ka rezultat të dobët. Ai tha se për këtë rezultat përgjegjësinë e merr ai. Thaci gjithashtu falënderoi simpatizantët e PDSH-së duke kërkuar që të mos zhgënjehen. Ai tha se, BDI ka humbur zgjedhjet katastrofikisht, ndërkaq sipas tij BESA është fituesja e zgjedhjeve në kampin shqiptarë. Ai tha se të gjitha mandatet dhe votat që i ja jep në mbështetje këtij koalicioni. 

Ora 00:25-Ziadin Sela: E pranojmë rezultatin ashtu siç është
Aleanca për Shqiptarët, e përbërë nga LR PDSH-ja, UNITETI dhe RDK-ja, Ziadin Sela ne konferencën për mediat ka theksuar se do ta pranojnë rezulltatin ashtu siç është, njofton TetovaSot.

“Ne e morëm mesazhin. Ne do ta pranojmë rezultatin ashtu siç është. I bëj apel Ali-së dhe BDI-së të reflektojnë. I mësuat shqiptarët se vota është vetëm interes personal, prandaj mos fajëso partitë e vogla por fajin drejtoje tek vetja jote. Ju jeni fajtor që zona gjashtë ka 10 për qind votues më tepër se zonat tjera.”, tha Sela, duke thënë se me mijëra votues të Aleancës janë hequr nga lista.

23:50-Maqedoni, shqiptarët dërrmohen, humbin rreth 100 mijë vota
Në zgjedhjet e 11 dhjetorit shqiptarët dolën të dërrmuar, shkruan agjencia e lajmeve shqip ne Maqedoni, Ina. Nga numërimi i 65 për qind të votave të gjitha partitë të bllokut shqiptar kanë marrë rreth 105 mijë vota.

Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2014 vetëm BDI-ja kishte 150 mijë vota, ndërkaq PDSH-ja mbi 60 mijë vota dhe një numër të konsiderueshëm të votave parti tjera më të vogla.

Nga 64.81% të vendvotime të numëruara, BDI ka marrë  45025 vota, Rilindje me Besë 27131 vota , Aleanca për Shqiptarët 17283 dhe PDSH 15862 vota.  Në bazë të këtyre rezultateve shqiptarët do të kenë rreth 17 apo 18 mandate apo rreth 100 mijë vota më pak.

22:45 BDI kryeson në qytetet shqiptare
Bashkimi Demokartik për Integrim por kryeson në vendvotimet në qytetet shqiptare. Deri më tani BDI ka siguruar 2 mandate.Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë marrë nga një mandat.

22:15 BDI merr mandatin e parë
Mediat raportojnë se ndërkohë që janë numëruar rreth 24 për qind të votave, Bashkimi Demokratik për Integrim ka siguruar mandatin e parë të deputetit për në parlamentin e Maqedonisë. Mandati ka dalë në Njësinë Zgjedhore nr.6 ku edhe kandidon kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Deri më tani, BDI ka siguruar rreth 26 mijë vota, e dyta pas saj renditet koalicioni Rilindje me Besë me rreth 15 000 vota dhe më pas Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH me respektivisht 12 000 vota dhe 11 600 vota.

21:58 LSDM e Zaev shpall fitoren
Partia LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, ka deklaruar se opozita maqedonase ka fituar në të gjitha qytetet e mëdha.LSDM i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të festojnë në sheshin e Shkupit

21:46 Rezultatet e deritanishme sipas KSHZ
VMRO-DPMNE, që udhëhiqet nga Nikolla Gruevski, po prin ndaj LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev. Bashkimi Demokratik për Integrim, i Ali Ahmetit, është duke kryesuar sa i përket partive shqiptare.Pas BDI-së, vjen partia tjetër shqiptare, Besa, e cila ka arritur të fitojë 10.691 vota.

Nga 34.39% vendvotime të numëruara:
VMRO-DPMNE  113.872 vota,
LSDM  100.176 vota,
BDI  18.581 vota,
Rilindje me Besë 10.691 vota,
PDSH 6.380 vota,
Aleanca për Shqiptarët  7.529 vota,
E Majta  2002 vota. 

21:30- Surprizon Lëvizja Besa
Subjekti politik Besa është surpriza e këtyre zgjedhjeve në Maqedoni. Kjo forcë politike po sfidon partitë e mëdha e sipas rezultateve të deritanishme  nga  Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezulton se kjo lëvizje  renditet e katërta duke marrë rreth 5. 08% të votave. Rezultatet e para tregojnë për një garë të ashpër mes  BDI  së Ali Ahmetit dhe lëvizjes Besa. Ndërkohë në shumë zona të banuara nga shqiptarë vihet re një epërsi e partisë LSDM-ja e Zoran Zaev.Nga numërimet e para që  vihen re në ëebsiten zyrtar të KSHZ vërehet një rezultat i ngushtë mes LSDM të Zaev dhe  dhe VMRO të ish kryemnistrit Gruevsku, si dhe midis BESA dhe BDI. Numërimet janë në fazën zyrtare, që do të thotë se trendi mund të ndryshojë në vijim.

21:25- Jo zyrtare: LSDM e Zaev në disa  roje shqiptare kryeson ndaj BDI
Disa parti politike kanë nisur të publikojnë të dhënat e para jozyrtare për disa rajone  më të vogla.
Sipas Shtabit zgjedhor të LSDM-së, në disa troje  shqiptare LSDM-ja e Zoran Zaev ka më tepër vota se BDI-ja e Ali Ahmetit. Bëhet fjalë për Tanushën, Brezën dhe Sopishtën. Gjithashtu, jozyrtarisht bëhet e ditur se LSDM-ja ka epërsi në Manastir dhe disa qytete tjera.

21:14-Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve: Rezultatet e para dalin pas mesante
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni rezultatet e para do të dalin pas mesnate. Ky komision shprehet se janë vërejtur disa shkelje, por sipas tyre nuk ndikojnë në proces.

19:00-Mbyllet votimi në Maqedoni, 60 % pjesëmarrja në nivel kombëtar

18:20-Sinani: Janë fshirë nga lista e votuesve shumë shqiptarë, qeveria po manipulon zgjedhjet
Analisti Arsim Sinani, në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se një pjesë e madhe e një nu
mri votuesish shqiptarë nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listën e votuesve. Sipas tij në fillim janë deklaruar 40 mijë votues shqiptarë, por më pas emrat e shumë familjeve shqiptare janë fshirë, dhe kryesisht janë ato familje që kanë kundër pushtetit. Sinani është shprehur se qeveria po përpiqet që të manipulojë zgjedhjet pasi nuk dëshiron ndryshimin e qeverisë.
Për sa i përket lajmeve të publikuara nga mediat maqedonase se numri i votuesve shqiptarë është i ulët, Sinani është shprehur se nuk duhet marrë parasysh lajmet pasi ato vijnë nga mediat e kontrolluara nga qeveritë. Sipas tij, këta media kanë qëllim të dëshpërojnë votuesin shqiptarë por historikisht shqiptarët  kanë traditë që votojnë gjithmonë në pasdite, prandaj duhet të presim.

18:05-Niveli kombëtar i pjesëmarrjes 60 %
Pjesëmarrja e dritanishme në nivel kombëtar është 60%, ndërsa ka mbetur vetëm një orë nga mbyllja e kutive të votimit.

17:50-MPB: Ryshfete dhe kërcënime me armë ndaj votuesve
Procesi i votimit në Maqedoni është shoqëruar me disa incidente. Sipas njoftimit Ministrisë së Brendshme qendrat e votimit në Topansko Pole në Çair, Vollkovë edhe në afërsi të shkollës “Dituria” në Saraj të Shkupit janë identifikuar disa persona që kanë dhënë ryshfet qytetarëve në këmbim të votës së tyre. Ndërkohë Ministria e Brendshme bën me dije se disa qytetarë kanë denoncuar një rast ku 4 persona, mes tyre dhe dy shtetas nga Kosova i kanë kërcënuar që shkojnë në votime si dhe u kanë treguar se për kë parti duhet të votojnë. Sipas denoncuesve një prej personave u ka drejtuar tyre dhe pistoletën. Nga ana tjetër në Shuto Orizarë, disa persona në makinën e tipit “Polo” me anë të altoparlantëve kanë bërë fushatë për të votuar për një kandidat. 

16:26- Muhamed Zekiri: Pjesëmarrje e ulët e shqiptarëve
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Muhamed Zekiri, kandidat i LSDM u shpreh se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje ka qenë e ulët ndërsa në nivel të përgjithshëm ky numër ka shënuar rritje. Ai gjithashtu deklaroi se gjatë votimit janë shënuar disa incidente, ku kanë mbetur të arrestuar disa persona që kanë tentuar ndryshimi i votës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni kanë nisur dje me votimin e diasporës, personave me nevoja të veçanta, të sëmurëve dhe atyre që janë duke vuajtur dënimin me burgim.

Në Listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të regjistruar për votim ishin 1.784.416 shtetas për të zgjedhur 120 deputetë, ndërsa në garë ishin 11 lista të partive politike.
 
Zgjedhjet u zhvillohen sipas modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Në çdo njësi janë zgjedhur nga 20 deputetë.
 
Ndërkohë në Maqedoni shqiptarët, këto zgjedhje i pritën të ndarë dhe me 5 lista zgjedhore, pavarësisht se mund të humbisnin deputetë.
 
Fillimisht zgjedhjet e parakohshme u planifikuan për në muajin prill, por u shtynë dy herë mes ankesave të opozitës.
 
Nacionalisti Nikola Gruevski i VMRO-DPMNE, i cili dha dorëheqjen në muajin janar, kërkon të rimarrë postin që ka mbajtur prej 2006-s.
 
Ndërsa Zoran Zaev i LSDM, akuzon Gruevskin për korrupsion dhe abuzim në pushtet si dhe përgjime të paligjshme.
 
Zgjedhjet u mbikëqyren nga rreth 5 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. 

(d.bAl.N/B.K/dy.b/e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji