Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer janë të akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale për shpërdorim të parave në fushatë zgjedhore dhe shkeljen e të drejtës zgjedhore.
Të premten në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, nuk planifikojnë të arratisen e as që të pengojnë procedurën gjyqësore.
Ndërsa nga Specialja këmbëngulin në atë se duhet të ketë paraburgime për shkak të mundësisë për arratisje dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.
Ish shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer nuk u paraqit në gjykatë. Për të, mbrojtja dorëzoi vërtetim nga mjeku se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com