SHKUP- Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski u ka dërguar letër liderëve të vendeve të NATO-s ku kërkohet që në axhendën e samitit në Cikago të vendoset kërkesa për pranimin në Aleancë të Republikës së Maqedonisë.
"Ajo që krijon shqetësim është fakti se në axhendën e samitit të Cikagos nuk parashikohet diskutimi rreth cështjes për zgjerim të Aleancës. Procesi i zgjerimit të Aleancës është i domosdoshëm të vazhdojë, se kjo do t’i shërbejë forcimit të stabilitetit, prosperitetit dhe demokracisë në Europën Juglindore.. Vitet e kaluara Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për anëtarësimqë u konstatua dhe në samitin e Bukureshtit” shkruan në letrën e tij Gruevski.
Në letrën drejtuar liderëve të vendeve anëtare të NATO-s Gruevski pohon se Maqedonia deri tani ka kaluar 13 cilket nga Plani Aksional për anëtarësim në NATO.
"Aktualizimi i ftesës për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm në Çikago do të jetë një verdikt logjik i punës dhe përpjekjeve të bëra nga ana e Maqedonisë” shkruan Gruevski.
Gruevski shkruan këtu dhe për veton greke lidhur me emrin.
"Në Bukuresht nuk e morëm ftesën për anëtarësim për shkak të kundërshtimit të fqinjit tonë, Greqisë e cila pengoi anëtarësimin tonë për shkak të një kontesti dypalësh. Por ky nuk mund të jetë kusht ligjor për anëtarësim në Aleancë.
Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë në dhjetorin e vitit 2011 pohoi pa mëdyshje pohoi se Republika e Greqisë ka vepruar në kundërshtim me Marrëveshjet ku pengoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ", shkruan kryeministri Gruevski. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com