Gruevski: Më 15 tetor të mbahen
zgjedhjet parlamentare dhe lokale

Gruevski: Më 15 tetor të mbahen<br />zgjedhjet parlamentare dhe lokale
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski deklaroi sot se së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
 
Apeloj që më 15 tetor, data për të cilën përfaqësuesit e partive politike u pajtuan që të mbahen zgjedhjet lokale, të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
 
Besoj se, gjërat do të ecin në drejtimin e duhur. Pesëmbëdhjetë tetori është afati më i afërt që LSDM-ja  mund ta pranonte në bisedimet dhe shpresoj se VMRO-DPMNE si parti fituese në këto zgjedhje parlamentare do të dalë sërish si  fituese e zgjedhjeve lokale
”, tha Gruevski.
 
Ish-kryeministri Gruevski nuk e pranon faktin që lideri i opozitës Zaev të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë.
 
Kjo ka bërë që Presidenti Ivanov të mos japë mandatin për formimin e qeverisë së re, por opozita në ditët në vijim ka paralajmëruar se do ta formojë ashtu sikur bëri me emërimin e Kryetarit të Kuvendit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë