MAQEDONI – Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka komentuar protestën e sotme të opozitës ku morën pjesë mijëra protestues. Reagimi i tij vjen rreth 2 orë pas protestës para godinës së Qeverisë. Gruevski tha se do të gjendet një zgjidhje paqësore për krizën e krijuar, ndryshe siç mund ta ketë planifikuar dikush. Ai e cilëson këtë situatë një mësim për Maqedoninë, prej së cilës vendi do të dalë më i fortë.
 
“Kjo zgjidhje duhet të bazohet në vullnetin e popullit dhe qytetarëve të Maqedonisë, që e treguan edhe gjatë zgjedhjeve të fundit. Zgjidhje duhet të gjendet dhe ajo mos të jetë në mënyrë të dhunshme, siç ndoshta dikush ka planifikuar.

Dhe zgjidhje do të ketë. Maqedonia do të dalë edhe më e fuqishme nga kjo krizë, me shumë mësime dhe do të ecë përpara ende më fuqishëm se sa më herët”, deklaroi Gruevski gjatë një interviste në televizionin Sitel.

Nesër është planifikuar një kundërprotestë e Qeverisë ndaj tubimit të sotëm për të mbështetur Kryeministrin Gruevski.


(v.gj/shqiptarja.com)