Përmirësim i infrastrukturës dhe zgjidhje e burokracive të ankorimit të kroçerave kanë qenë dy nga kërkesat që ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj i ka drejtuar grupit ndërministror të punës. Ndërkohë kontrollet policore që ushtrohen ndaj autobusëve me turistë ishin një tjetër problem për ministrin.
Ministria e Ekonomisë ka ngritur grupin ndërministror të punës për të zgjidhur problemet e shumta të turizmit në vend.
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj kërkoi përmirësim të infrastrukturës sidomos në zonën e Golemit dhe të Kavajës si një prej zonave me më shumë turistë si dhe zgjidhjen e burokracive të ankorimit të kroçerave në porte.
Po ashtu Ahmetaj kërkoi nga policia që për sezonin e ardhshëm të gjejë një zgjidhje në lidhje me kontrollet e shumta që ushtrohen ndaj autobusëve me turistë.
Në lidhje me këto shqetësime përfaqësues të ministrive premtuan marrjen e masave për të përmirësuar situatën me vendgrumbullimet e inerteve.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO