Në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare, u vendos të ngrihet një grup i përbashkët pune PS-PD për të vepruar më tej me aktet nënligjore për dekriminalizimin. Ligji për pastrimin e politikës dhe administratës nga personat e inkriminuar u miratua në Kuvend pak kohë më parë.