Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte

 

TIRANË - I pyetur nga Komisioni i Monitorimit të Këshillit të Europës, në aktivitetin e zhvilluar në parlament lidhur me bandat shqiptare në Ekuador dhe Mbretërinë e Bashkuar, Dumani theksoi se SPAK ka krijuar marrëveshje dhe ka ndihmuar në hetimet ndaj grupeve shqiptare në Ekuador, duke theksuar se edhe me vendet e Amerikës Latine, pavarësisht vështirësive, janë arritur kontakte dhe shkëmbime informacionesh.

Më tej,  vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar, duke nënvizuar se SPAK ka zhvilluar hetime të përbashkëta dhe ka krijuar ura komunikimi të vazhdueshme. Dumani përmendi edhe një aspekt të rëndësishëm të këtij bashkëpunimi, konkretisht transferimin e produkteve të veprës penale nga shtetas shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe, për të cilat SPAK po ndërmerr hetime pasurore dhe sekuestrimin e pasurive të fituara në mënyrë kriminale.

Pyetje: Gangsterët janë lojtarët kyç në zonën e Ekuadorës, Mafia Shqiptare në Ekuador është në kontroll të trafikut të drogës. Nga 2018 ka kaluar nga vendet më të qeta, në vendin që ka normën më të lartë të vrasjeve. Në Britaninë e Madhe bandat shqiptare kontrollojnë krimin e organizuar. Dua të di nëse zoti Dumani çfarë bashkëpunimi është kryer me Ekuadorin dhe Britaninë e Madhe për ti prerë aktivitetin këtyre gangsterëve. Një pjesë e madhe e ekonomisë shqiptare zihet nga para kriminale.

Dumani: Sa i takon Ekuadorit, e kemi konstatuar në hetimet që grupet shqiptare janë prezente në Ekuador. Kemi krijuar bashkëpunim me autoritetet e Ekuadorit. Në 2024 kemi konsoliduar një marrëveshje bashkëpunimi, kemi ndihmuar në hetimet që po bëjnë ndaj grupeve shqiptare siç po hetojmë bashkarisht. Edhe për shumë vende të tjera bashkëpunimi me Ekuadorin dhe vende të Amerikës Latine është vështirë. Por si SPAK ja kemi dalë të kemi kontakte dhe të kemi informacione e kemi bërë me shumë shtete të Amerikës Latine, Brazilin, dhe vende ku ka grupe shqiptarësh. Me Mbretërinë e Bashkuar kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Drejtori MCA ka qenë në zyrën time, por edhe unë e kam vizituar në Londër. Kemi marrëdhënie konstante bashkëpunimi me shkëmbime informacionesh, kemi skuadra të përbashkëta. Kemi hetime të përbashkëta. Me kënaqësi me autoritet të Mbretërisë së Bashkuar kemi vendosur ura komunikimi të cilat dita ditës po japin fryte. Një fushë tjetër ajo kur shtetas shqiptar të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar kanë transferuar produkte të veprës penale në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar për këtë kategori, SPAK të regjistrojë hetime pasurore për sekuestrimin e produkteve të veprës penale. Jemi në rrugë të mbarë. Kontaktet i kemi të shumta.

Dumani i bëri këto deklarime teksa mori pjesë në punimet që mbajti në Tiranë një delegacion i Këshillit të Evropës. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u përball me skepticizmin e një deputeti britanik mbi krimin shqiptar.


Lajmi kryesor:

Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë

VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë