Me sloganin "Askënd për të humbur, gjithkënd për të fituar", nisi nga Durrësi lëvizja brenda Partisë Demokratike me qëllim sqarimin e elektoratit për gjendjen që po kalon kjo forcë politike pas zgjedhjeve dhe ringritjen e saj.
Në sallën e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” kanë qenë të pranishëm një numër i madh simpatizantësh demokratë në mbështetje të lëvizjes që ka nisur grupi anti-Basha.
Patozi, Besnik Mustafaj, por edhe anëtarët e tjerë të PD e kanë cilësuar si farsë garën dhe kanë kërkuar që të ndërpritet. E ndërsa salla ishte plot, Mustafaraj u shpreh se vendi sot ka nevojë për opozitë, por mbështetja nga Durrësi është një dritë në fund të tunelit.
Mustafaj duke e cilësuar takimin si më emocionuesin për të që nga 1991, u shpreh se ne kemi si qëllim që të shpëtojmë PD nga kjo që po ndodh, pasi PD është në rrezik serioz për ekzistencën e saj.
Ndërsa nismëtari i kësaj lëvizje, Astrit Patozi u shpreh se nga Durrësi nis fitorja ose humbja e Partisë Demokratike.
Ai i ka bërë thirrje Sali Berishës dhe të gjithë demokratëve të tjerë që të flasin tani, pasi heshtja është rrethim me të keqen.
“Nga Durrësi nis fitorja ose humbja e PD. Ne po trajtohemi si kundërshtarë të Bashës. Ne jemi kundërshtarë të Edi Ramës. Ne humbëm në zgjedhje për shkak të lidershipit të PD.
Nuk e bëmë diferencën me kundërshtarin. Erdhi çadra dhe adrelina sikur u ngrit ca. Por marrëveshja ishte gabim dhe fushata gabim. Basha po gabon. I kërkova të largohemi nga partia dhe të nisim garë të ndershme, por nuk më dëgjoi, tani po bën fushatë farsë, ai tjetri sa ka regjistruar emrin
Duhet drejtuar në ekip duke zvogëluar kompetencat e kryetarit. Të zgjidhen drejtuesit në bazë të meritokracisë. Duhet sanksionuar në statut dorëheqja e kryetarit në rast humbje.
Bashkimi i demokratëve. Duhen fituar ata 200 mijë që nuk votuan. Nuk kemi askënd për të humbur por gjithkënd për të fituar. E djathta duhet bërë model politik në vend. Duhet organizuar me shpejtësi opozitarizmi. Por nuk po na lejojnë të veprojmë.
I bëj thirrje, Sali Berishës dhe të gjithë demokratëve, që të flasin tani me fjalë dhe me vepra. Ka ardhur një moment që heshtja është rreshtim me të keqen.
Ju duhet të mbroni partinë dhe të ndalni farsën e 22 korrikut. Dhe nëse kjo nuk ndodh, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi Bashën, por edhe mbi ne. Dhe ne s’do meritojmë më shumë se një humbës si Basha” deklaroi ai.
Në panel kanë marrë pjesë edhe anëtarë të kryesisë dhe këshillit kombëtar të PD. Leonard Olli është shprehur se PD aktualisht ka humbur vlerat e saj dhe shkaktar eshte Basha. Ai shtoi se me nje te rene te lapsit u fshine te gjithe, edhe ata me kontribut te madh.
'PD qe zhduku komunizmin, tani nuk ekziston me dhe kjo per faj te Bashes. Ai duhet te mbaje pergjegjesi per politikberjen, konceptin e saj dhe hartimin e listes'.
Julian Deda u bëri thirrje anëtarëve që të mos kenë frikë të flasin për gjendjen aktuale të PD. “Nuk duhet të joshemi nga ofertat për disa poste. Flisni se nuk kanë cfarë t’iu bëjnë. Mos kini frikë, janë presione kot. Janë kalimtare” tha ai.
Grupi kundër Lulzim Bashës në Partinë Demokratike i drejtuar nga Astrit Patozi kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike dhe anulimin e zgjedhjeve të 22 Korrikut.
/Shqiptarja.com

VIDEO