Grupi Balfin dhe Kastrati, pronarët
e rinj të Shoqërisë INSIG-Jeta

Grupi Balfin dhe Kastrati, pronarët<br />e rinj të Shoqërisë INSIG-Jeta
Grupi Balfin dhe Kastrati kanë finalizuar me sukses marrjen në pronësi të pjesës më të madhe të aksioneve të shoqërisë INSIG-Jeta (Sigurimi i Jetës) duke u bërë kështu pronarët maxhoritarë të kësaj shoqërie.  

Grupi Balfin, është Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri me një portofol shumë të diversifikuar dhe të suksesshëm të investimeve, me një prezencë të investimeve dhe aktivitetit të tij në mbi 10 vende të rajonit dhe më gjerë.

Biznesmeni Shefqet Kastrati, president i Kastrati Group njihet për eksperiencën që ka në fushën e sigurimeve si zotëruesi i kompanisë Albsig, një kompani e sukesshme në këtë fushë e cila e ushtron aktivitetin e saj që nga viti 2004 me shtrirje në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përfshirja e këtyrë dy grupeve të fuqishme garanton një mbështetje të sigurtë për INSIG-Jeta si në zhvillimin e tregut ashtu dhe në aftësitë paguese të kësaj kompanie.
Kompania INSIG - Jeta ka ndjekur me kujdes nevojat e tregut për shërbime sigurimi dhe do të vijojë të ofrojë të gjithë paketën e shërbimeve që mbulohen aktualisht ku përfshihen: sigurimi i jetës, i shëndetit, sigurimi në rast aksidentesh personale, sigurimi jetës dhe shëndetit në udhëtim, sigurimi i kombinuar i jetës etj, duke ruajtur shërbimin e shpejtë, korrekt dhe profesional për një klientelë maksimalisht të kënaqur.  
 
Kjo sipërmarrje e përbashkët do të garantojë mbështetjen për ritme të reja zhvillimi të kompanisë INSIG-Jeta përmes një strategjie ambicioze për tu rritur në tregun e sigurimeve duke aplikuar konceptet më bashkohore të menaxhimit dhe shërbimit ndaj klientëve, teknologjisë së informacionit, zgjerimin e  gamës së shërbimeve me metoda dhe paketa të reja, dhe përmirësim të mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve për klientët e kompanisë.

Për të qenë sa më pranë klienteve, INSIG-Jeta siguron klientët e saj që do të zhvillojë produkte sipas kërkesës së klientëve  ose duke ofruar atë që njihet si “ tailor made insurance policy”. Gjithashtu INSIG-Jeta do te skalisë imazhin e  cilësisë  si në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar duke synuar që të bëhet zgjedhja e  parë e çdo klienti.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!