Grupi Balfin merr ekskluzivitetin e
Carrefour,premton 15 mln € investim

Grupi Balfin merr ekskluzivitetin e<br />Carrefour,premton 15 mln € investim

TIRANË - Grupi BALFIN grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në Ballkan merr ekskluzivitetin e Carrefour Albania - rrjetit më të madh të supermarketeve në Shqipëri që prej Majit të këtij viti.
 
Për të materializuar këtë premtim karshi klientëve, por edhe për të provuar përsëri forcën e Grupit BALFIN, Carrefour Albania ka filluar të zbatojë një plan shumë energjik. Eksperienca e Grupit në tregun e shitjeve me pakicë, stafi i kualifikuar për t’u përballur me sfida të tilla dhe dëshira për të ngritur rrjetin e supermarketeve në nivelet më të larta po e transformojnë Carrefour Albania në një kohë shumë të shkurtër. Puna që ka nisur në pak ditë po jep shume shpejt ndryshimin e menjëhershëm dhe të dëshiruar, i cili po vihet re dukshëm në hipermarketet e Carrefour në QTU dhe TEG si dhe në supermarketet si në Tiranë ashtu dhe në qytetet kryesore ku ky rrjet është I pranishëm.  
 
Group BALFIN me marrjen e ekskluzivitetit ka rigjeneruar në një kohë shumë të shkurtër rrjetin Carrefour Albania duke përqafuar filozofinë e Grupit BALFIN për të qenë më të mirët në çdo  industri dhe investim.
 
Me këtë sipërmarrje Grupi BALFIN synon të rrisë besimin e konsumatorëve tek Carrefour Albania duke premtuar që në të ardhmen e afërt do të ofrojë produkte të kategorisë premium nga prodhuesit më në zë evropianë si dhe do të vijojë të kujdeset për ta me oferta dhe promocione të shumta.
 
Njëkohësisht në planet e Grupit është gjithashtu edhe investimi prej 15 milion EUR gjate vitit 2015 ne zgjerimin e rrjetit me supermarkete dhe hipermarkete të reja që do të mbuloje gjithë territorin e vendit me produktet dhe shërbimet cilësore.
 
Në të gjitha operacionet e investimeve Grupi Balfin është shoqëruar nga histori të suksesshme që i kanë paraprirë zhvillimeve të mëtejshme në ekonominë Shqiptare e më gjërë.
 
 
Balfin, Balkan Finance Investment, Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
 
Balfin, tashmë ka krijuar një reputacion si Grupi më aktiv dhe inovator falë investimeve të suksesshme në ide që kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot, me zyrat qendrore në Tiranë, Grupi Balfin ka një aktivitet të shtrirë në Shqipëri, Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Itali, Kosovë dhe Dubai me aktivitetin e shoqërive si Neptun, Tirana East Gate, QTU, Mane TCI, Alb Chrome, Tirana Logistic Park, Jumbo si dhe shume investime te tjera.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!