Grupi ekspertësh për ligjet e
drejtësisë, Alibeaj: Ndjesë...

Grupi ekspertësh për ligjet e<br />drejtësisë, Alibeaj: Ndjesë...<br /><br>
Anëtarët për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë, edhe pse të zgjedhur tashmë, sërish janë në fokusin e opozitës. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit, kryerari Enkelejd Alibeaj tha se, klaspa politike duhet të kërkojë ndjes që nuk arriti të heq nga drejtësia e re gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dhënë vendime në sistemin e kaluar.

“I kërkojmë falje të gjitha këtyre viktimave të dënuara thjesht se donin liri, se donin rrëzimin e diktaturës. I kërkojmë falje se për 28 vite gjyqtarët dhe prokurorët e diktaturës u infiltruan dhe të na silleshin këtu në këtë tryezë”, tha Alibeaj.

“Unë e kuptoj që ju keni kaluar sindromën, se kur gjendeni para mikrofonit të takoni butonin e kasetës që ju kanë detyruar për ta thënë kudo, por mos e ktheni këtë këshill në një miting elektoral të partisë Demokratike”, është shprehur Alket Hyseni.

Këshilli i Legjislacionit ka ngritur grupin e ekspetrëve dhe pas një jave do të kenë një dokument me propozimet për përshtatjen e ligjeve të ankimuara të drejtësisë me vendimet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore