TIRANË-Një grup adoleshentësh, të moshave nga 14 deri në 17 vjeç nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur para dhe sende personale 3 personave në kryeqytet. Vjedhjet raportohet të ketë ndodhur gjatë ditëve të fundit.
Si rezultat, një 17-vjeçar me iniciale A. L., 17 vjeç u arrestua, ndërsa dy 14-vjeçarë janë nën hetim, ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, një 17-vjeçar me iniciale O. M.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.