Grupi i artistëve kallëzim në SPAK për Teatrin: Të arrestohen Lleshaj, Veliaj dhe Veliu! Budina: Do të bëjmë një lëvizje të madhe

Pas tureve me mbledhjen e firmave dhe tubimet për shembjen e teatrit, aleanca për mbrojtjen e tij këtë të premte është rikthyer në dyert e SPAK.

Me anë të kallëzimit të tretë depozituar në këtë prokurori, ata kërkojnë që të merren nën hetim dhe të arrestohen ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, drejtori policisë Ardi Veliu dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj.

 Sipas kallëzimit një tjetër masë e kërkuar prej aleancës për mbrojtjen e teatrit është edhe vendosja e sekuestros preventive për truallin ku ishte teatri kombëtar i shembur mëngjesin e 17 majit e ku pritet të ndërtohet godina e re.

Ndër argumentet e tyre për këtë hetim të kërkuar në SPAK është përdorimi RENEAS përballë artistëve, nisja e shembjes teksa në godinë kishte ende persona si dhe akuza për tentativë vrasje kryer në bashkëpunim.

Regjisori Robert Budina ka paralajmëruar se dosjen e teatrit do ta dërgojnë edhe në parlamentin europian. "Ne presim të fillojë hetimet dhe këtë dosje do ta përkthejmë dhe do e çojmë për hetim ndërkombëtar. Do të vijë dita që do të bëhet një lëvizje e madhe".

Pas disa protestave në Tiranë aleanca është duke zhvilluar një tur nëpër qytetet e vendit ndërsa protesta e madhe e paralajmëruar për t'u mbajtur në kryeqytet ende nuk ka një datë. Më herët në SPAK janë paraqitur edhe dy kallëzime të tjera për teatrin që prej dhjetor 2019, të cilat po hetohen nga prokuroi Edvin Kondili.

( Kliko këtu ) Kallëzimi i plotë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 29/05/2020 20:42

    Faleminderit Gimo per informacionin e sakt per artistin ne fjale

    Përgjigju
  • redi: 29/05/2020 15:12

    Artist nuk je ,por mos bej gjykatesin.Ty mor u varur partiak nuk te voton shtepia jote, kerkon te vijne mijera mbas teje .Levizja juaj eshte e derigjuar nga politika prandaj keni falimentuar

    Përgjigju
  • Gimi: 29/05/2020 14:05

    Ky eshte ai Budina i denuar per përvetësimin e 80 miljon lekeve?

    Përgjigju
  • Cubi: 29/05/2020 13:33

    Cfar artista Jan keta,sdi te ken dhen ndonje gje ne teater keta. Keta thjsht Jan ushtar partie. Keta te rr**** lesht.

    Përgjigju
  • Hahahaha: 29/05/2020 11:57

    Beje beje ,,se Alikopteret e rinje nga USA ne Farke erdhen . Hahahaha...na kenoqen keta Trimat e Beut 7. %.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi