‘Grupi i Alibeajt po krijon një parti të re’, Toska në Report TV: Po mbledhin firmat! Haklaj: Basha synon të bëjë rekurs për vulën e PD

Pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës duket se brenda grupit të Bashës ka nis përçarja.

Gazetari Almer Toska Grupi, i ftuar në ‘Studio Live’ Arbër Hitaj, në Report Tv, tha se Enklejed Alibeajt po krijojnë një parti të re, ndërsa kanë dal në terren për të mbledhur firmat.

“Çështja e vulës ka mbaruar dhe grupi i Bashës është përçarë. Unë kam informacione që Enkelejd Alibeaj Bejko dhe Agalliu po punojnë në terren, po mbledhin firma për regjistrimin e një partie, emri akoma nuk dihet. Alibeaj është ndarë përfundimisht nga Basha. Çdo kush tjetër që është pas Bashës janë rrogëtar dhe marrin thjesht një rrogë për të mbajtur familjen. Basha nuk do gjë tjetër veçse të bëjë para dhe po bënë para”, tha ai.  

Teksa iu drejtua Azgan Haklajt, anëtaritë të kryesisë të grupit të Lulzim Bashës, Almer Toska u shpreh se Basha punon për Berishën dhe duke mbështetur Lulzim Bashën mbështet edhe Berishën.

“Duke mbështetur Bashën ti mbështet Berishën, sepse Basha punon për Berishën. Basha po i shërben më shumë Berishës, ai natën fle dhe zgjohet me Berishën. Basha i la terren Berishës, ai doli dhe u tall me ata pak mbështetës që kishte, ai shitet dhe blihet për interesa të ngushta”, tha ai.

Por, anëtari i kryesisë i grupit të Bashës, Azgan Haklaj, hodhi poshtë pretendimet për krijimin e një partie të re. Ai tha se Basha synon të bëjë rekurs në gjykatë për vulën e PD dhe jo të krijojë parti të re.

“Opozita është në kakofoni, sepse vulën e ka Berisha, por kryetar i partisë është Basha.  Basha nuk synon që të krijojë një parti të re, por do të bëjmë rekurs për vulën e PD. Sali Berisha nuk është kryetar partie”, tha ai.

Për avokatin Fatmir Merkoci, Berisha është kryetar i PD dhe vendimi ka marr formën e prerë.  

Ai ngriti pikëpyetje se nëse Basha bashkohet me Berishën, ku do të shkojnë deputetët që e mbështesin Bashën. 

“Ligjërisht Berisha është kryetar i PD dhe s’ ka më rithemelim dhe këtu mbyllet çdo gjë, mund të bëjnë rekurs, është e drejta e tyre, por rekursi nuk e ndalon vendimin e gjykatës, sepse vendimi vajti në GJL dhe ajo e ktheu dhe procedurialisht merr formën e prerë. Nuk e di ca do thonë këta që e mbështesin Bashën nëse kur nesër Basha të vij të bashkohet me Berishën. Deri dje Bardhi ishte me këta dhe kur erdhi këtej ai u bë i keq”, tha ai.

 

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve