Opozita dhe shumica përplasen për seancën e nesërme të parlamentit. Demokratët thanë sot se do e bojkotojnë pasi është thirrur në shkelje të Rregullores. Socialistët u përgjigjën duke i kujtuar opozitës projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit “shtet sponsor të terrorizmit”, miratimi i së cilës sipas kreut të grupit socialist është nevojë urgjente.
Ndryshimi i datës së seancës është bërë i ditur që të premten e kaluar sipas një urdhëri të firmosur nga kryetari Niko Peleshi. Por vetëm sot PD reagoi duke njoftuar se nuk do të marrë pjesë, pasi sipas saj është një seancë e paligjshme
“Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit”, ka thënë mes të tjerash Bardhi.
Duke thënë se PD nuk mund të bëhet pjesë e një fasade parlamentare, Bardhi shtoi gjithashtu se deputetët do të jenë ditën e nesërme pranë qytetarëve.
"Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime. Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit. Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik.
Në vend që Parlamenti të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, ai është kthyer në një instrument antidemokratik në shërbim të Kryeministrit, duke penguar drejtësinë në hetimin e korrupsionit dhe duke u shndërruar në një pengesë serioze për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, opozita refuzon të bëhet pjesë e kësaj fasade parlamentare nesër dhe zgjedh të jetë aty ku duhet të jetë çdo opozitë e përgjegjshme: pranë qytetarëve. Prioriteti ynë këtë javë mbetet takimi me qytetarët në të gjithë vendin dhe mobilizimi për protestën e 22 marsit. Sepse problemi real i Shqipërisë sot është një qeveri që është kthyer në rrezik kombëtar. Prandaj opozita është e vendosur të qëndrojë me qytetarët dhe të udhëheqë betejën për ndryshim, luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, si dhe një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve", ka deklaruar Bardhi.
Në mbrëmje erdhi dhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Refuzimin e demokratëve për të qenë në seancë ai e lidh me projektrezolutën e propozuar nga socialistët “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”.
“Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?!”, shkruan Ballan në reagimin e tij.
Rendi i ditës për nesër parashikon vetëm miratim procesverbali dhe njoftime. Por Balla njoftoi se seanca do të paraprihet nga konferenca e kryetarëve, e cila duket të jetë thirrur pikërisht për ta përfshirë dhe këtë pikë në axhendë.
Kreu i grupit socialist e cilësoi “gënjeshtër”, deklarimin e opozitës se seanca është thirrur në kundërshtim me Rregulloren. Sipas tij ajo është përfshirë në kalendarin e punës së parlamentit të miratuar në seancën e 19 shkurtit. Por në këtë kalendar, nuk ka asnjë seancë të parashikuar për më 17 mars.
"Keqardhje për njoftimin se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, me pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga ne një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni", ka shkruar Balla.
Ndërkohë pas deklaratës së Ballës, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bardhit, për të dytën herë për këtë çështje.
Bardhi në reagim shprehet se është humbje kohe të sqarosh ato që ai i cilëson si gënjeshtra të Taulant Ballës.
Sipas Bardhit, në seancën pa rend dite që ka njoftuar Kryetari i Kuvendit, nuk është përfshirë miratimi i ndonjë rezolute. Sipas tij, në rendin pa rend dite është përfshirë vetëm miratimi i procesverbaleve dhe njoftimet.
Po ashtu Bardhi shton se Rendi i Ditës miratohet me urdhër të Kryetarit të Kuvendit dhe njoftohet jo më vonë se 2 ditë para senacës.
Bardhi vijon më tej me akuza ndaj Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke thënë se ata e kanë kthyer Kuvendin në një bunker për mbrojtjen e aktivitetit të tyre kriminal.
“Në përgjigje të interesit të medias mbi një reagim të Taulant Ballës, kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka këtë përgjigje: Është humbje kohe të sqarosh gënjeshtrat e Taulant Ballës, sepse aq shumë sa gënjen të duhen 24 orë në ditë vetëm për genjeshtrat e tij. Së pari, në Rendin pa rend dite që ka njoftuar Kryetari i Kuvendit, nuk është përfshirë miratimi i ndonjë rezolute. (Foto 1) Në rendin pa rend dite është përfshirë vetëm miratimi i procesverbaleve dhe njoftimet. Rendi i Ditës miratohet me urdhër të Kryetarit të Kuvendit dhe njoftohet jo më vonë se 2 ditë para senacës.
Së dyti, në kalendarin e punimeve të Kuvendit, të miratuar nga seanca plenare e datës 19 Shkurt 2026, seanca është planifikuar të zhvillohet të enjten, datë 19 Mars 2026, (Foto 2) në përputhje me nenin 40/1 të Rregullores së Kuvendit. Ndryshimi i ditës së mbledhjes së seancës plenare është bërë në mënyrë të njëanshme nga Kryetari i Kuvendit, sipas axhendës së tij personale dhe kundërshtim me Kalendarin e miratuar me vendim të Kuvendit. Për pasojë, mbledhja e seancës plenare është thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Ne ndjejmë shumë keqardhje, që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është bërë streh e të korruptuarve dhe personave të lidhur me krimin e organizuar. Ndjejmë shumë keqardhje që deputetët karton të këtij grupi parlamentar, e përdorin Kuvendin si bunker të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Bardhi në reagimin e tij.

Rendi i ditës së Kuvendit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pasi Grupi i PD-së deklaroi nuk do të merrte pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend.
Përmes një njoftimi, Balla ka deklaruar se ky bojkot i seancës nga Grupi Parlamentar i PD-së vjen në një moment që PS ka propozuar një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”.
Balla tha se sipas PD-së, nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale.
Ai shtoi se seanca e nesërme jo vetëm që nuk ka agjendë personale, por është propozuar që në 18 shkurt dhe miratuar me vendim të seancës plenare një muaj më parë.
Reagimi i Ballës:
Keqardhje për njoftimin se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, me pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga ne një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni. Gjithashtu qenka thënë se seanca është thirrur në kundërshim me Rregulloren. Gënjeshtër! Seanca e nesërme, ditën e Martë 17 Mars 2026, është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë (referojuni proces-verbalit të Mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të cilat janë publike). Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni nesër seancën, nuk jua dashka të mirën ju dhe Shqipërisë.
Gëzuar Natën e Kadrit
Komente











Nuk e kuptoj përse duhet të bëjmë armiq.. Në se miratohet duhet të jetë skandali i radhës por që do të ketë pasoja për vëndin. Kurr nuk mbështet partinë e non gratës por këtë radhë kanë shum të drejtë që nuk do marin pjesë.Përse e kruani b*thën me letër zmerile o idjotë.
PërgjigjuA pa pa pa pa pa pa, nuk behet shaka me miellin e amrikano-izralit! O burra votoni 200% madje sa me shpejt se kur ti vije mendje PD Irani eshte bere mik e partner i Alleateve, si qemoti me Shahun.
Përgjigju