1762372066_kuvend.jpg

Burime pranë Kuvendit thonë për Report TV, se fletëthirrja e SPAK drejtuar Sali Berishës i është përcjellë zyrës së grupit parlamentar të PD sapo ka mbërritur në protokoll, si çdo shkresë tjetër që vjen në emër të një deputeti. Por grupi ka refuzuar të tërheqë fletëthirrjen dhe e ka kthyer pas në protokoll. 

Gjithashtu, grupi i PD është njoftuar me email nga Kuvendi për mbërritjen e kësaj shkrese. Kuvendi, nga ana e tij, ka njoftuar SPAK se kjo fletëthirrje nuk është tërhequr.


Lajmi kryesor:

21 janari/ Berisha fshihet dhe nuk shkon të japë llogari! Lojë me fletëthirrjen, SPAK: E refuzoi dy herë! Nëse s'shkon herën e tretë, shoqërohet nga Policia