Grupi i PD reagon pas anulimit të seancës plenare: Kuvendi nuk është si qelia e Pëllumb Gjokës, që e hap dhe mbyll sa herë dëshiron 

Grupi i PD reagon pas anulimit të seancës plenare: Kuvendi nuk është si qelia e Pëllumb Gjokës, që e hap dhe mbyll sa herë dëshiron 

1728474690_gazmentbardhi.jpg

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pasi Kuvendi njoftoi se seanca e planifikuar për ditën e sotme nuk do të zhvillohet, ndërsa sot në Tiranë do jetë edhe presidenti turk Erdogan. PD thotë se ky vendim nuk është i konsultuar, ndërsa me ironi shkruajnë se Kuvendi nuk është si qelia e Pëllumb Gjokës, që e ai e hap dhe e mbyll sa herë dëshiron, sipas tyre për shkak të lidhjeve me pushtetin.

"Kuvendi i Shqipërisë është institucion kushtetues, që funksionon sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Seanca plenare dhe plani i punës së Kuvendit miratohen nga Konferenca e Kyetarëve me mirëkuptim apo nga seanca plenare, që ka përcaktuar me vendim se dita e enjte, datë 10 Tetor 2024, është ditë për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare. Kryetarja e Kuvendit ka vetëm detyrimin për të caktuar çështjet qe trajtohen, pra Rendin e Ditës. 

Anullimi i seancës me vendim personal të Elisa Spiropalit është antikushtetues dhe bie ndesh me çdo parim demokratik të funksionimit të Parlamentit. Kuvendi nuk është qelia personale në burg e Pëllumb Gjokës, që për shkak të lidhjeve me pushtetin, ai e hap e mbyll sa herë dëshiron. Kuvendi është tempulli i përfaqësimit të qytetarëve, që nuk mund të trajtohet kurrë si qelia e Pëllumb Gjokës. 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, që hap e mbyll punimet e Kuvendit, pa asnjë konsultim, pa ndjekur asnjë rregull, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, dhe duke e shndërruar zyrtarisht Parlamentin e Shqipërisë në qelinë personale në burg ku strehohet Pëllumb Gjoka apo të ngjashmit e tij", thuhet në reagimin e PD. 


Lajmi kryesor:

Erdogan në Tiranë, anulohet seanca në Kuvend! PD paralajmëroi kaos: Vendim personal i Spiropalit, antikushtetues! Reagon kryetarja: Reflekto mbi degradimin etik


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali