Grupi i PD: Të përjashtohen nga
politika të arrestuarit në flagrancë
PDF/Ndryshimet ne ligjin e dekriminalizimit

Grupi i PD: Të përjashtohen nga<br />politika të arrestuarit në flagrancë<br />PDF/Ndryshimet ne ligjin e dekriminalizimit
TIRANE - Për të tretën ditë radhazi gjatë kësaj jave kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur në takime me dyer të mbyllura parlamentarët demokratë. Një diskutim i fokusuar në zhvillimet e fundit në Parlament pas rikthimit të Armando Prengës në komisionet parlamentare.
 
Duke e konsideruar të papranueshme këtë situatë në Kuvendin e Shqipërisë, PD i është drejtuar Kuvendit me nisma konkrete për ndryshime në ligjin për Dekriminalizimin që u miratua konsensualisht në dhjetorin e vitit të shkuar.
 
Propozimi për dekriminalizimin, parashikon përjashtimin nga politika për funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit.
 
Ndërkaq në mbledhjen e grupit parlamentar të PD mësohet se është diskutuar gjithashtu edhe për një propozim të pritshëm të PD-së për ndryshime në ligjin për konfliktin e interesit, duke iu referuar pikërisht rastit të tre deputetëve të PS, Koço Kokëdhima, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli për të cilët PD akuzon se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme tendera me fondet publike.
 
Për këtë çështje do të propozojnë ndërhyrje në ligjin përkatës, ndërsa një ditë më parë iu drejtuan Kuvendit me kërkesën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të vendosur për heqjen e mandatit për këta deputetë, mbledhje e cila nuk u zhvillua pasi ajo thirret nga kryetari i Kuvendit, i cili ndodhej për një vizitë në Suedi.

Po ashtu burime nga grupi parlmantar i PD-së thanë për Report Tv se PD do të ketë reagim të ashpër këtë të enjte në Parlament edhe në kushtet kur PD ka nisur një sërë nismash përmes të cilave kërkohet largimi i deputetit Armando Prenga dhe heqja e mandatit për tre deputetët Kokëdhima, Leskaj dhe Suli apo edhe mosbllokimi i punës së komisioneve hetimore.
 
Një ditë më parë kryedemokrati Basha tha se këto janë kushtet të panegociueshme të PD për maxhorancën ndërsa siapas tij nëse kjo nuk merret në konsideratë opozita do të pamundësoje punën në Parlament, madje tha se pas kësaj republika bie.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)