Grupi i PD: Vendimet e Kushtetueses
kusht për reformën në drejtësi
Partia Demokratike do të kushtëzojë angazhimin e saj për reformën në drejtësi, me kërkesat për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Pas seancës së Kuvendit, grupi i PD u mblodh për të vendosur marrëdhëniet e mëtejshme me Kuvendin.
Partia Demokratike do të kushtëzojë angazhimin e saj për reformën në drejtësi, me kërkesat për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Pas seancës së Kuvendit, grupi i PD u mblodh nën drejtimin e Lulzim Bashës, pas kthimit nga SHBA, për të vendosur marrëdhëniet e mëtejshme me Kuvendin.
Burime pranë PD thanë për Shqiptarja.com se demokratët do të kushtëzojnë reformën në drejtësi me zbatimin e kërkesave për dërgimin e mandateve të deputetëve në Gjykatën Kushtetuese.
"Dialog me kusht për Reformën nëse zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetueses. Konsensus politik do të bazohet mbi zbatimin e vendimeve Kushtetueses për mandatet e deputetëve. Është paradoks të diskutosh ndryshimet Kushtetuese kur nuk zbaton vendimet e saj", thanë burimet.
Propozimet e tyre, demokratët ranë dakord në mbledhjen e grupit t'ia paraqesin Komisionit
ad hoc, i planifikuar për tu mbledhur në orën 18:00, por në momentin e fundit vendimi i tyre ishte që të mos merrnin pjesë. Kjo bëri që komisioni të shtynte mbledhjen për të tretën herë radhazi brenda ditës.
Partia Demokratike kërkon dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputetëve Rakip Suli e Valentina Leskaj, si të dyshuar për përfitimin e fondeve publike gjatë ushtrimit të funksionit të deputetit.
Gjatë kësaj mbledhje të grupit parlamentar, kryetari demokrat, Lulzim Basha ka informuar deputetët edhe mbi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01