Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur unanimisht për votimin e reformës në drejtësi nesër në Kuvend.

Qëndrimi i demokratëve ka qenë në unison për të bashkuar votat me mazhorancën për kalimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese. 

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka informuar grupin parlamentar me draftin e dakordësuar të reformës në drejtësi, ndërsa e ka cilësuar këtë reformë si një arritje të madhe politike dhe për Partinë Demokratike. "Falenderoj grupin për mbështetjen që më kanë dhënë", është shprehur Basha.  

Ish-kryetari demokrat, Sali Berisha ka vlerësuar punën e bërë nga ekspertët e PD-së. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com