Debatet në Grupin parlamentar të PS ditën e djeshme kanë qënë tepër të ashpra. Shkak për këto debate kanë qënë qëndrimet që deputeti dhe anëtari i kryesisë së PS Arben Malaj ka mbajtur gjatë tërë këtyre ditëve dhe paralajmërimit të deputetëve të përmendur nga ai në media, se do të thonin gjithçka në sytë e tij në mbledhjen e radhës.
Që në fillim ishte deputeti Fidel Ylli ai që mësohet të ketë thënë se "Ne kur flasim në grup flasim para njëri tjetrit dhe se vendimet e grupit duhen respektuar nga të gjithë. Me këto deklarata që t'i po jep, po i shërben Berishës". Deputeti Malaj, duke replikuar me secilin deputet, mësohet t'i jetë përgjigjur Yllit se "nuk i shërbej Berishës dhe unë kam më shumë arsye se ju që të luftoj kundër tij, pasi Berisha e ka provuar gjithçka kundër meje në të gjitha gjyqet ku me ka çuar". Por kjo ka sjellë dhe reagimin e deputetëve të tjerë të PS, duke filluar me nënkryetarin e grupit të PS Saimir Tahiri, deputetët Artan Gaçi, Xhaçka, Baraj dhe në fund dhe të deputetit Abazi më i atakuari nga Malaj, të cilët pasi e kanë akuzuar se po i shërben Berishës në lidhje me deklaratat që bën për 3 ligjet, i kanë kërkuar që të respektojë vendimin e Grupit. Ku cilido të jetë mendimi i tij ai të shprehet në strukturat e partisë, ndërkohë të ndërpresë deklaratat lart e poshtë që dëmtojnë PS.
Malaj është mbrojtur me argumentin se jemi në demokraci dhe në demokraci ka mendim të lirë, ndërsa ka ritheksuar dhe njëherë se PS nuk duhet të kushtëzojë tre ligjet me "Fierin". Malaj mësohet të ketë thënë se "Ju mendoni që mund të bëni gjyq partizan, debatet janë jetike në demokraci. Më mirë më përjashtoni sot se nesër sepse mendimet e mia do ti them kudo e kurdo pa pengesë". Kreu i PS Rama, duke kritikuar qëndrimin e Malajt që përgjigjej sa herë që fliste një deputet, ka folur me tone qetësuese. "S'jemi në pazar të përdorim tone arrogante. Unë s'do luaj këtu rolin e mësuesit që të mbaj qetësi. Të gjithë jeni të përgjegjshëm", mësohet të ketë thënë Rama. Por Malaj ka këmbëngulur në qëndrimin se do të shprehet gjithnjë lirisht, pasi sipas tij këtë e bënte për të përmirësuar punën në PS. Kjo ka sjellë dhe reagimin e kreut të PS Rama, i cili mësohet të ketë thënë se "Nuk është mirë që të bëhet roli i protagonistit në media, duke folur pa asnjë dallim përpara çdo mikrofoni që ofrohet. Jemi në vitin elektoral e objekti i punës sonë është përgatitja për fitoren e zgjedhjeve, përballë një regjimi represiv si ai i Berishës. Ndaj t'i lëmë protagonizmat në media e të flasin në strukturat tona dhe në fund pasi të vendoset të respektojmë vendimin e Grupit parlamentar. Kush del nga kjo sallë që mendon ndryshe e flet ndryshe të mos e kër¬kojë te unë por te vetja gjithçka më pas".
Por debati ka shkuar më tej teksa deputeti Sadri Abazi ka tentuar të përplaset fizikisht me Malajn, gjë që ka sjellë nxjerrjen jashtë të tij nga ana e Ramës, për të evituar degjenerimin e situatës. Në fund grupi ka vendosur sërish që nuk mund të ketë votim të 3 ligjeve pa zgjidhur "Fierin".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berishës, Malaj: Më përjashtoni">