Grupi i PS, Kokëdhima llogari për
mandatin, Blushi për referendumin

Diferencimi që iu bë me votë në Kuvend mes tij dhe deputetit Rakip Suli, të cilin socialistët nuk e dërguan në kushtetuese, ka revoltuar Koço Kokëdhimën. Për herë të dytë ai i ka kërkuar llogari grupit parlamentar të PS-së, përse e dorëzuan në dyert e Gjykatës Kushtetuese ku mund të humbasë mandatin e deputetit si pasojë e shkeljes së kushtetutës, duke përfituar fonde publike për aq kohë sa ishte në parlament.

Deputeti i Vlorës ka theksuar se ndryshe nga Rakip Suli, ai nuk u përkrah nga partia e tij, përkundrazi vendimi në kuvend për ta kaluar mandatin e tij në Kushtetuese u mor pa dijeninë dhe miratimin e tij.

Në kundërpërgjigje, deputeti Besnik Bare i ka kujtuar rastin kur për hetimet e 21 janarit, ai kishte votuar pro heqjes së imunitetit të vet, duke u vënë në shërbim të drejtësisë shembull të cilin duhet ta ndiqte dhe Kokëdhima.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar Ruçi ia ka prerë shkurt duke i sqaruar se rendin e ditës së seancës plenare e përcakton Ilir Meta, ndaj llogarinë deputeti i Vlorës duhej t’ia kërkonte kryeparlamentarit.

Edhe Kongresi i 19 marsit nuk mund të mbetej jashtë debatit në mbledhjen e grupit. Që këtë të hënë socialistët nisin fushatën për referendumin për mandatin e Ramës në krye të PS. Të paktën këtë përgjigje ka marrë pyetja e Ben Blushit se kur hapet ajo.

Por se cila do të jetë pyetja me të cilën do të shkohet në referendum, ka qenë e paqartë për deputeten Valentina Leskaj.

Ndërsa për Arta Daden dhe Mimosa Hafizin ka vijuar të mbetet shqetwsim mënyra e votimit të statutit të partisë në Kongres. Por sipas Ruçit, kjo ka qenë mënyra me të cilën është operuar gjithmonë.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave