Sulmi ndaj Taulant Ballës nga Jamarbër dhe Argita Malltezi, konsiderohet nga Partia Socialiste si politik.

Për aq kohë sa Jamarbër Malltezi nuk është thjesht dhëndër në PD, por mban funksione partiake, atëherë goditja e Ballës ka pasur prapavijë tërësisht politike", mësohet të jetë thënë më grupin parlamentar të PS-së i cili do të kërkojë që çështjes t’i shkohet deri në fund dhe të merren nga aeroporti italian dhe pamjet filmike të goditjes nga djali dhe dhëndëri i Sali Berishës.
 
Ndërkohë në mbledhjen e kryesisë së grupit dhe ministrave, kryeministri u kërkoi të tijve të jenë më të përgjegjshëm, të marrin pjesë në debat dhe mbështesin njëri-tjetrin dhe të mos mungojnë. Porosia erdhi pas ankesës së kryetarit të grupit parlamentar Ruci se për pasojë të mungesave të deputetëve në dy seancat e fundit nuk është arritur dot kuorumi për votim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com