Grupi i PS vendos: Deputetët
anëtarë vetëm në një komision

Grupi i PS vendos: Deputetët<br />anëtarë vetëm në një komision
TIRANE - Me fillimin e sesionit parlamentar, ka rifilluar edhe mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ditën e sotme grupi kuvendor i Partisë Socialite ka zhvilluar mbledhjen e parë për këtë vit, ku është miratuar në parim mënyra e re e funksionimit të komisioneve parlamentare, ku deputetët nuk do të marrin pjesë në disa komisione, por vetëm në 1 komision.

Risktrukturimi ka si qëllim që të bëjë më eficente komisionet, dhe t’i japë fund shtyrjes së mbledhjeve të komisioneve për shkak të pjesëmarrjes në disa komisione të deputetëve.

Mbledhja e sotme u drejtua nga kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi, për shkak të impenjimeve të tjera të kryetarit Edi Rama.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve