Grupi 'i vdekjes', Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë! Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët! Sylvinho unik në Europian

Grupi 'i vdekjes', Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë! Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët! Sylvinho unik në Europian

Grupi B i Europianit

Goglat u treguan të hidhura të shtunën për Shqipërinë, teksa kombëtaren kuqezi e shortuan në grupin e vdekjes bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Ndryshe nga 2016, këtë herë ishte krijuar përceptimi se kombëtarja do shkonte përtej grupit në Europian, por për momentin ka një stepje dhe shifrat e tregojnë përse.

Faqja e specializuar e futbollit, transfermarket, thotë se kuqezinjtë vlejnë në total 81.7 milionë euro, gati 10 herë më pak se Spanja e cila ka edhe vlerën më të madhe në grupin tonë, 814 milionë euro. Edhe shifra e Italisë është e frikshme, pasi lojtarët axurrë kapin vlerën e 582 milionë eurove, gati 7-fishin e kuqezinjve. Padiskutim që edhe Kroacia është para në aspektin e vlerës në treg, pasi ‘dalmatët’ shkojnë në gati 310 milionë euro.

Edhe renditja e FIFA-s referon se kuqezinjtë i pret ferri. Kundërshtarët tanë në grup renditen respektivisht Spanja e teta, Italia e nënta dhe Kroacia e 10, ndërsa Shqipëria është e 62 në botë.

Me dy prej kundërshtarëve në grup Shqipëria ka precedentë të frikshëm. Fillimisht me Spanjën janë tetë përballje, miqësore dhe kualifikuese ku kuqezinjtë i kanë humbur të teta me golavarazhin e frikshëm 31-3. Pak a shumë e njëjta situatë edhe me Italinë ku në katër sfida Shqipëria i ka humbur të katërta me golavarazhin 7-1. Me Kroacinë në Europian do jetë hera e parë që kombëtaret vihet kundra njëra-tjetrës.

 

Një detaj interesant është se Sylvinho është i vetmi trajner nga 21 kombëtaret e kualifikuara në Europian që nuk vjen nga kontinteti i vjetër, por nga Amerika Latina. Gjithashtu edhe ndihmësit Doriva e Zabaleta.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë