Grupi Mane merr me 100
lekë/m2 plazhe në Palasë e Lalz
Qeveria i ka dhënë “OK” edhe lejimit të përdorimit të bregdetit dy projekteve turistike që do të zhvillohen nga Balfin Group përkatësish në Himarë dhe në Gjirin e Lalzit.
Ditën e mërkurë qeveria i ka dhënë “OK” edhe lejimit të përdorimit të bregdetit dy projekteve turistike që do të zhvillohen nga Balfin Group përkatësish në Himarë dhe në Gjirin e Lalzit. Vlera e investimeve e parashikuar për këto dy projekte është rreth 78 milionë euro. Më saktësisht rreth 52 milionë euro për projektin e “Green Coast” që do të ndërtohet në Himarë (Palasë) dhe rreth 26 milionë euro për projektin “New Born” që do të ndërtohet në Gjirin e Lalëzit (Hamallaj).
Në fakt, në Green Coast Resort do të ndërtohen 152 objekte që përmbajnë mbi 300 njësi banimi (vila, apartamente dhe një hotel).
Për Neë Born, konsorciumi ka filluar ndërtimin e të paktën dy resorteve turistike. Projekti parashikon krijimin e një destinacioni turistik dhe rekreativ, ku objektet do të jenë të tipit multi-familjare dhe vila.
Por këtu ka një non-sens. Qeveria nuk mund t’u japë bregdetin në përdorim privatëve, në zona ku janë ndërtuar vila apo resorte në pjesën më të madhe të një investimi me karakter turistik. Praktikisht, ato vila janë të blera nga qytetarë dhe lejimi nuk shërben për të thither apo joshur turistë të huaj, që do të rritnin të ardhurat e shtetit shqiptar. Në këtë rast të fundit, ligji për investimet strategjike e lejon dhënien e lehtësive nga shteti. Dhe kurrsesi nuk mund të jepet leja për shfrytëzim të plazheve në pjesën më të bukur të bregdetit shqiptar duke paguar një shumë qesharake prej vetëm 100 lekësh të reja, siç ka lejuar qeveria.
Ja se çfarë parashikojnë vendimet për të dy resortet.“Lejimi i përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Neë Born” Palasë dhe “Green Coast” Hamallaj, gjiri i Lalëzit, të cilët kanë përfituar statusin e investimit strategjik. Afati për përdorimin e brigjeve, sipas këtij vendimi, të jetë 20 vite duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m2 në muaj nga ana e investitorit strategjik, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pike”.
E drejta e përdorimit të brigjeve i jepet investitorit strategjik “Mane TCI”.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39