/ATSH/.-Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokrarike të Kosovës në Prishtinë shpreh keqardhjen për dëmet e shkaktuara në pronën publike dhe private të kryeqytetit, të shkaktuara në protestat e dhunshme të organizuara nga Vetëvendosja, duke theksuar se vetëm dorëheqja e kryetarit Shprend Ahmeti do ta shpëtonte kryeqytetin. "Në këto protesta mori pjesë e tërë udhëheqja e Komunës së Prishtinës dhe vetë kryetari Shpend Ahmeti", u tha sot në konferencën për shtyp te grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Prishtinës.
"Duke qenë pjesëmarrës i protestave të dhunshme të 27 janarit 2015, duke dashur të ketë dalë si protestues dhe eksponent politik i Vetëvendosjes, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, harroi se është kryetar i kryeqytetit, harroi se është kryetar i të gjithë qytetarëve, se është udhëheqës dhe menaxhues i pasurisë së kryeqytetit", tha grupi parlamentar komunal i LDK-së.
Sipas tij, Shpend Ahmeti jo vetëm që doli të mos jetë kryetar i denjë i qytetarëve të Prishtinës, por ai me eksponencën dhe me sjelljen e tij, pa fije të ndërgjegjes politike, pa fije të ndërgjegjes e të përfaqësimit të të gjithë qytetarëve të kryeqyetit, doli të jetë një nga organizatorët e dhunës në kryeqytet.
"Vetëm dorëheqja e tij do ta shpëtonte kryeqytetin nga cënimi i rëndë që i bëri demokracisë së brishtë të këtij vendi", përfundon komunikata e grupit parlamentar të LDK-së në Prishtinë./b
/Shqiptarja.com