Grupi parlamentar i PD kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës

Grupi parlamentar i PD kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës

Grupi parlamentar i PD-së

Me anë të një kërkese drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon thirrjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. PD akuzon se Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, me anë të shoqërive tregtare të tyre kanë përfituar pasuri nga pronat shtetërore. Kërkesa është firmosur nga 29 deputetë opozitarë.

PD kërkon që Kuvendi që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës. Grupi parlamentar demokrat pretendon në kërkesën drejtuar Spiropalit se po i jepet mbrojtje Xhaçkës nga Edi Rama në dëm të drejtësisë.

“Deputetët e opozitës theksojnë se është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”. Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.” – thuhet në letrën e deputetëve të opozitës drejtuar Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali”, thuhet në deklaratën e Grupit Parlamentar të PD.

Kujtojmë se Kuvendi tashmë ka mbyllur sesionin parlamentar dhe pritet që sesioni i ri të fiilojë në shtator. Por mund të thirret në një seancë të jashtëzakonshme, nëse e kërkon Presidenti apo 1/5 e deputetëve.

Lista e deputetëve të PD-së që kanë firmosur kërkesën drejtuar Kuvendit, përveç kreut të grupit Gazment Bardhi
  1. Asllan Dogjani
  2. Petrit Doda
  3. Flamur Hoxha
  4. Lefter Gështenja
  5. Dhurata Çupi
  6. Bledjon Nallbati
  7. Jorida Tabaku
  8. Emilja Koliqi
  9. Kastriot Piroli
  10. Zheni Gjergji
  11. Sorina Koti
  12. Edmond Spaho
  13. Isuf Çelaj
  14. Qani Xhafa
  15. Ina Zhupa
  16. Edi Paloka
  17. Elda Hoti
  18. Ervin Salianji
  19. Lindita Metaliaj
  20. Ramadan Likaj
  21. Xhelal Mziu
  22. Oerd Bylykbashi
  23. Ferdinand Xhaferaj
  24. Saimir Korreshi
  25. Flamur Noka
  26. Erisa Xhixho
  27. Eralda Bano
  28. Kasem Mahmutaj

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 07/08/2024 19:58

    Treshja fituese e PD ,Bardhi ,Nul Moka dhe babalja. Me keto tipa PD nuk vjen kurre ne pushtet. Hiqini keto sorra dhe veni te rinj te paster dhe te afte qe morning ndet ta konkurijne PS jo me revolucionet e leshit por me programe ekonomike dhe sociale qe mund te bindin votuesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!