Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të mbajë të njëjtin vendim që kishte marrë më parë në raport me Kuvendin, derisa maxhoranca të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për mandatet e dy deputetëve Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.

Në takimin me dyer të mbyllura, deputetët e djathtë kanë vendosur të mbajnë këtë qëndrim edhe në seancën e nesërme në parlament.

Po ashtu mësohet se në mbledhjen e parlamentarëve demokratë, duke e konsideruar kauzë të opozitës ligjin e dekriminalizimit, kreu i PD u ka kërkuar deputetëve të plotësojnë formularin përkatës të ligjit për të përshpejtuar në këtë mënyrë procesin për zbatimin e ligjit të integritetit të zyrtarëve të lartë.
 
Në seancën e nesërme në Parlament deputetët e Partisë Demokratike do të marrin pjesë në Kuvend, por do të bllokojnë punimet e tij.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)