Grupi Parlamentar i PD pret senatorin rumun, Alibeaj: Mbështetja e Rumanisë në integrimin e vendit tonë në BE e rëndësishme

Grupi Parlamentar i PD pret senatorin rumun, Alibeaj: Mbështetja e Rumanisë në integrimin e vendit tonë në BE e rëndësishme

Një pjesë e Grupit Parlamentar të PD

Enkelejd Aliebaj dhe një pjesë e Grupit Parlamentar të PD kanë pritur në një takim një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, me në krye Senatori Titus Korlatean.

Gjatë takimit Alibeaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së Rumanisë për integrimin e vendit tonë në BE, garantimin e stabilitetit në Ballkan dhe përfshirjen e Kosovës në NATO.

Nga diskutimet nuk mund të mungonte çështja e agresionit rus në Ukrainë.

“Patëm kënaqësinë si përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të presim në një takim me një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Kryetari i Komisonit, Senatori Titus Korlatean.

Gjatë takimit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, u theksua marrëdhëniet e mira historike të mirë mes dy vendeve dhe nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ku mbështetja e Rumanisë për integrimin tonë në BE është shumë e rëndësishme.

Gjatë bisedës me kolegët rumunë theksova rëndësinë e garantimit të stabilitetit të Ballkanit dhe ecjen përpara të gjithë rajonit drejt familjes së madhe europiane dhe atlantike e ku përfshihet dhe integrimi i Kosovës në NATO.

Ndaj interesit të kolegëve rumunë rreth respektimit te lirive dhe te drejtave të minoriteteve, posaçërisht atij arumun, theksova se një nga vlerat dalluese të shoqërisë shqiptare është bashkëjetesa dhe vlerësimi dinjitoz i minoriteteve të ilat në Shqipëri janë ndjerë si në vendin e tyre me të drejta të plota. Historia është dëshmitare e këtij virtyti.

Gjithashtu folëm për situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë, si çështje e sigurisë ndërkombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes paqësore për të shmangur humbje njerëzore e për të rikthyer stabilitetin ekonomik në Europë.”, shkruan Alibej.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit