TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi aleatët e tij për të diskutuar për qendrimin që opozita do të mbajë mbi reformën territoriale. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ra në sy që në krah të kryedemokratit Basha ishin aleatët e PD-së si Nard Ndoka, Fatmri Mediu dhe Shpëtim Idrizi. Burime nga selia blu bënë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se prania e aletatëve të PD-së ishte për shkak të qendrimit të unifikuar që opozita do të mbajë mbi reformën administrative që qeveria ka futur në procedura parlamentare. Po këto burime bënë me dije se prania e aleatëve në tryezën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ishte për një takim rutinë për të treguar se koalicioni i opozitës është i bashkuar dhe jo i përçarë.
Diskutimi me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike ishte fokusuar kryesisht mbi reformën territoriale e cila do të bëj edhe ndarjen e re administrative të njësive vendore në Shqipëri. Një nga aleatët e Bashës, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka theksoi për gazetën “Shqiptarja.com” se opozita ka kërkesat e saj mbi këtë reformë pavarësisht se është dakord që të bëhet. Ndoka theksoi se në komisionin që do të ngrihet, opozita duhet të ketë të drejtat e saj dhe se mazhoranca nuk duhet të ushtroi pushtetin me forcën e kartonave, duke iu referuar në këtë mënyr aktit për nëpunësin civil.
“Ne jemi për një reformë konsensuale, që opozita të ketë të drejta në komision, që të jap mendimet e saj. Nuk duam një ligj siç bën me aktin normativ të nëpunësit civil ku nuk na pyetën fare”,- theksoi Ndoka. Lidhur me propozimin aktual të qeverisë, kreu i PDK-së tha se ai nuk është konsensual dhe se është i njëanshëm. “Me propozimin e tanishëm nuk jemi dakord pasi ajo është e njëanëshme. Propozimi i qeverizë nuk lë mundësi për konsensus, në këtë mënyrë ne jemi kundër propozimit të qeverisë dhe ajo nuk duhet të ushtrojë forcën me kartona por me bisedime me opozitën”,- pohoi Ndoka.
Basha
Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha në fjalën e tij para kamerave akuzoi qeverinë se në katër muaj ka vijuar fushatën e saj elektroale të mashtrimeve. Në vijim të fjalës së tij kreu i PD-së theksoi se kryeministri Edi Rama po e kthen kuvendin në një zyrë noteri për të fuqizuar aktet e tij. “Në katër muajt që lamë pas qytetarët shqiptarë kanë parë të përplasen fort në aulën e Kuvendit dy mendësi diametralisht të kundërta; Në një anë mendësia e vjetër e kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për Kuvendin si fasadë dhe formalitet, për Kuvendin si kazermë, për Kuvendin si zyrë noterizimi e arbitaritetetit dhe trilleve antiligjore të kryeministrit.
Në anën tjetër, falë vizionit dhe përformancës së grupit tonë parlamentar dhe opozitës në tërësi dhe tek-tuk edhe të ndonjë deputeti të shumicës, ka dalë akoma më shumë në pah mendësia e re dhe moderne për parlamentin dhe parlamentarizmin si tempull dhe gjenerator i demokracisë”,- tha Basha.
Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com