TIRANE- Partia Socialiste gjatë mbeldhjes së grupit parlamentar ka diskutuar në lidhje me buxhetin 2014, ku është vendosur që do të bien dakort për disa ndryshime që prekin vendosjen e akcizës për pijet energjitike si taksimin progresiv për shtëpitë e treta dhe të katërta që mund të ketë çdo individ. “Vendosëm që jo vetëm për shtëpinë e dytë, por edhe për shtëpinë e tretë, të katërt të ketë progresivitet në nivelin e taksës; Vendosëm që pijet energjike të jenë nën regjimin e akcizës; të zbatohet plotësisht direktiva e BE për akcizën mbi birrën, veçanërisht në elementin që diferenca mes nivelit të poshtëm dhe të lartë të akcizës të jetë 50%; të qartësohet pa asnjë ekuivok ajo që sanksionohet në projektin e ardhur nga qeveria sipas të cilit, niveli i sigurimeve shëndetësore për të vetpunësuarit në fshat nuk ndryshon”, ka thënë deputetei i PS, Erjon Braçe.

Ndërkohë që debate pati lidhur me buxhetin që i është akorduar qeverisjes vendore, ku ashtu si në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino ka dalë kundër shpënrdjares së granteve të pakushtëzuara që i është bërë qeverisjes vendore. Ai ka kërkuar në grup që të ndryshohet kjo shpërndarje, pasi deri më tsni është bërë e njëjtë si në qeverisjen e Berishës. Duhet të bëhet rindarja jo e bazuar në regjistrin e numrit të popullisë gjatë qeverisjes së shkuar.

Ndërkohë që për mediat kryeministri Rama njëkohësisht mbrojti pr/buxhetin e vitit të parë të qeverisjes së tij si dhe paketën e re fiskale, të cilat, siç tha ai u hartuan të "kushtëzuara nga domodoshmëria për tu përballur me një katrahurë, dhe jo në kushtet e një vendi normal. “Kemi trashëguar katrahurë financiare dhe një vend të gjunjëzuar financiarisht  me një mori borxhesh. Pr/buxheti është solid dhe siguruam vënien në jetë të një sistemi të ri taksimi që do i kthejë frymën e mbetur në vend dhe shmangëm mundësinë reale të një programi të tipit austeriteti që do të sillte ulje rrogash dhe ulje investimesh siç ka ndodhur në botë”, tha Rama.
 
Shkrimi u publikua sot (22.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)