Grupi terrorist Al-Nusra merr
përsipër vrasjen e ambasadorit rus 

Grupi terrorist Al-Nusra merr<br />përsipër vrasjen e ambasadorit rus 
Grupi terrorist Al-Nusra merr përsipër përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov.

Kështu konfirmmojnë disa prej mediave ruse.Ishte vetë grupi terrorist, një degë e al Qaeda i cili nëpërmjet një letrë pranoi se i riu Mevlut Mert, një ish oficer policie ishte një luftëtar i saj.

Al Nusra konsiderohet një organizatë terroriste e cila lufton në Siri me forcat qeveritare të Bashar Al assad i cili mbështetet nga Rusia.

Mediat turke kanë njoftuar se policia ka arrestuar një numër të madh personash si të lidhur me sulmin ndaj ambasadorit, ndërsa ministria e jashtme ruse e konsideroi një akt terrorist.

Deri më tani konfirmohen 13 të arrestuar

Autoritetet kanë ndaluar edhe 6 anëtarë të familjes së 22 vjecarit i cili u vra nga policia dhe që në momentin e sulmit thirri 'Hakmarrje për Alepon'. 

Ishin po vetë të përdishtmet turke të cilat në fillim shkruanin se ish oficeri ishte i lidhur me Fetullah Gylen, ish imam i akuzuar si ideatori i grushtit të shtetit.

al nusra

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)