Grusht i shtetit në Turqi/ Shkon
në rreth 300 numri i viktimave
 

Grusht i shtetit në Turqi/ Shkon<br />në rreth 300 numri i viktimave<br /> 
Dy dit pas tentativës për grusht shteti në Turqi ka shkuar në rreth 300 numri i viktimave. Mëngjesin e ëksaj të djele shkruajnë mediat turke flasin për një numër të shtuar viktimash.

Sipas një zyrtari të lartë të policisë, mes tyre llogariten 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë; ndërsa të plagosurit janë mbi 1.400. 

Ndërkohë, janë 2.893 ushtarakët e arrestuar gjatë ditës nga autoritetet turke. Mes tyre figurojnë edhe 2 gjeneralë të lartë të Forcave të Armatosura.  Anadolu shkruan se sipas të cilës vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, këtë të shtunë. 

I njëjti burim shtoi se mbledhja kishte si qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të dyshuar për lidhje me figurën fetare myslimane Fethullah Gulen, që jeton në SHBA dhe që është akuzuar për nxitje të grushtit të dështuar. 

Kryeministri turk Binali Yildirim deklaroi ndërkohë se në kushtetutën e vendit nuk parashikohet dënimi me vdekje, por qeveria do të shqyrtojë ndryshime ligjore për t’u siguruar që përpjekje të tilla të mos përsëriten më.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com|)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!