Grushta dhe shkelma policëve,
arrestohen tre të rinj shqiptarë

Grushta dhe shkelma policëve,<br />arrestohen tre të rinj shqiptarë
CASERTA – Tre të rinj shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e grabitjes, dhunës dhe fyerjes ndaj uniformave blu. Mediat italiane raportojnë se mbrëmjen e 31 dhjetorit. Spartak Uku 27 vjeç Bledar Jorgo 20 vjeç dhe 16 vjeçari me inicialet J.M janë përfshirë në një grabitje në një pike grumbullimi materialesh ndërtimi, pranë varrezave. Njëri prej tyre ka hyrë në kapanon ndërsa dy të tjerët qëndruan jashtë për të bërë roje. Njëri prej hajdutëve është pikasur nnga një karabinier, i cili ka qenë jashtë shërbimit.

SULMI NDAJ POLICISË
Në momentin kur ka ndërhyrë për të kaput hajdutin, polici është sulmuar pas shpatullave nga dy bashkëpunëtorët. Ulërimat e tij janë dëgjuar nga një tjetër karabinier, i cili ka nxituar t’i vijë në nduhmë kolegut por gjithashtu është sulmuar dhe i kanë vjedhur një varëse floriri. Tre të rinjtë u larguan me makinë, derisa dje pas të dhënave të një dëshmitari janë arrestuar. 2 prej tyre u futën në burg, ndërsa minoreni u dërgua në strehën e minorenëve në Napoli.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza