Grushta nga ish i përndjekuri
Rusmajli të bëjë ekspertim

Grushta nga ish i përndjekuri<br />Rusmajli të bëjë ekspertim
TIRANË – Mungesa e një denoncimi si dhe mos paraqitja e deputetit Ilir Rusmaili në mjekësinë ligjore për të bërë ekspertizën, nga ku do përcaktohet pasoja e goditjes së bërë nga ish-i përndjekuri Lirak Bejko, ndikon në pushimin dosjes. Burime pranë prokurorisë së Tiranës thanë se duke qënë se deputeti Rusmaili është qëlluar me grushta, në këtë rast është e dosmosdoshme ekspertimi mjeko- ligjor, me qëllim përcaktimin e dëmit të pësuar. Deri në ditën e djeshme mësohet se deputeti i PD Rusmaili nuk është paraqitur në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të bërë veprimet e nevojshme, çka tregon se dosja penale në ngarkim të ish-të përndjekurit politik, 46 vjeçarit Lirak Bejko mund të pushohet nga prokuroria. I kontaktuar në telefon nga gazeta "Shqiptarja.com", deputeti Rusmaili ka refuzuar të përgjigjet rreth këtij fakti. Ilir Rusmaili u qëllua me grushta nga një ish-i përndjekur politik teksa ishte duke hyrë në parlament. Ngjarja është para nga dhjetëra persona që ndodheshin duke ecur në bulevardin "Xhorxh W Bush" si dhe nga efektivë të policisë së Tiranës. Këta të fundit kanë arritur të neutralizojnë me shpejtësi 46 vjeçarin Bejko, ku gjatë arrestimit të tij, është ndaluar dhe një tjetër ish-I persekutuar politik Gjergje Ndreca, pasi ky i fundit ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë, teksa ishin duke arrestuar Lirak Bejkon. Ngjarja ka ndodhur kur përballë parlamentit, të përndjekurit politikë po zhvillonin homazhe rreth vdekjes së shokut të tyre Grigor Zaharia.

DJE
Gazeta “Shqiptarja. com” zbardhi dje detaje të reja rreth incidentit të djeshëm para Parlamentit, kur deputeti i Partisë Demokratike Ilir Rusmali, njëherësh kryetari i Komisionit të Ligjeve u qëllua me grusht nga ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko.

"Shqiptarja. com" shkruan se incidenti kishte ndodhur pasi Bejko, ishte i hidhëruar nga vdekja e mikut të tij Grigor Zaharia, për të cilin dje po zhvilloheshin homazhet në selinë e institutit të të Përndjekurve Politikë, por dhe nga hidhërimi për mos marjen e dëmshpërbilimit financiar nga shteti për vitet e burgut.

Lirak Bejko u arrestua menjëherë dje nga efektivët e komisariatit nr.1, ku në prangat e policisë ra shtetasi Gjergji Ndreca, i cili kundërshtoi blutë për ndalimin e shokut të tij.

Mësohet se deputeti i Partisë Demokratike nuk ka pranuar të depozitojë denoncim ndaj ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko. Të paktën deri në orët e mbrëmjes së djeshme, strukturat e policisë thanë se nga ana e deputetit nuk është bërë asnjë kallëzim ndaj ish-të përndjekurit, 47 vjeçarit Lirak Bejko. ( ne foto Gjergj Ndreca, njeri prej te arrestuarve per incidentin e djeshem me Ilir Rusmalin)

Ora 11: 30 POLICIA: ARRESTIMET PER GODITJE PER SHKAK TE DETYRES, KUNDERSHTIM TE POLICISE
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia informoi sot për arrestimin në flagrancë të Lirak Bejkos, 46 vjec, banues në Tiranë dhe Gjergj Ndreca, 49 vjec, banues në Tiranë. Sipas policisë ata janë arrestuar për konsumim të veprës penale të “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimit të punonjësit të policisë”
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

INCIDENTI DJE, 16 SHKURT
Dy ish-të përndjekur godasin me grusht Rusmalin
Goditet me grusht përpara Kuvendit të Shqipërisë deputeti demokrat Ilir Rusmali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pak përpara fillimit të seancës plenare, ndërsa Rusmali ishte nisur për të marrë pjesë në të. Burime policore thanë për Shqiptarja.com se, Lirak Petrit Bejko, 47 vjeç, një ish i përndjekur politik ka goditur me grusht deputetin demokrat, pak përpara se të niste seanca në Kuvend.

NGJARJA
Një grup ish të përndjekurish ishin mbledhur përpara selisë së shoqatës, pak metra larg selisë së seancave plenare dhe po bënin homazh për Grigor Zaharinë, një ish i përndjekur, i cili prej 20 ditësh ka mbetur në morgun e Tiranës, pasi nuk ka të afërm për ta varrosur. Arkivoli me trupin e Zaharisë ishte vendosur në oborrin pranë selisë së shoqatës, ndërsa vetë ish të përndjekurit shprehën indinjatën për shtetin që nuk u kujdes të paktën për varrimin e Zaharisë. Në këtë moment deputeti Rusmali ka zbritur nga makina e tij për të marrë pjesë në seancën plenare të së enjtes. Burimet rrëfejnë se 47 vjeçari Bejko i është afruar deputetit demokrat, i cili nuk ka shprehur interes për protestën e ish të përndjekurve dhe e ka goditur atë.
Bejko ëhtë arrestuar nga forcat policore të komisariatit numër 1 në Tiranë. Gjithashtu, të njëjtat burime bënë të ditur se në pranga ka përfunduar edhe Gjergji Ndreca. Ky i fundit ka kundërshtuar dhe është përplasur me forcat e policisë, të cilat po arrestonin 47 vjeçarin. Ndreca nuk ka dashur të lejojë arrestimin e Bejko-s e për pasojë është prangosur nga blutë e komisariatit numër 1.

(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike