Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lushnjes, pasi ka goditur me grushte një inspektor të mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës. Mësohet se është arrestuar shtetasi Guxim Çela, banues në fshatin Kurti, Lushnje, i cili ka goditur inspektorin, pasi ky i fundit ka konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Guxim Çela, 55 vjeç, banues në fshatin Kurtin, Lushnje. Ky shtetas në datën 06.12.2017 në fshatin Kurtin, për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin M.Xh, 58 vjeç, me detyrë inspektor i mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës në njësinë administrative Hysgjokaj Lushnje, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 199/a dhe 237 të Kodit Penal", thuhet në njoftimin e policisë.

d.c./shqiptarja.com